Tre filxhane me caj kamomil ne dite mund te rregullojne nivelin e sheqerit ne gjak tek te semuret qe vuajne nga diabeti i tipit 2 – keshtu ka zbuluar nje studim iranian.
Per dy muaj, kerkuesit e Univeritetit te Shkencave Mjekesore te Tabriz, Iran, i dhane 64 njerezve me diabet te tipit 2, caj kamomil ose uje per te pire tre here ne dite pas cdo vakti. Pjesemarresit e studimit gjithashtu ju nenshtruan edhe analizave mjekesore per te monitoruar nivelin e sheqerit.
Rezultatet e publikuara ne gazeten Nutrition treguan se vetem pas tete javesh, grupi qe piu caj kamomil e kishte me te ulet dhe nen kotroll nivelin e sheqerit ne gjak dhe nivelin e antioksidanteve me te larte, krahasuar me grupin qe piu uje.
Shkencetaret arriten ne perfundimin qe quercetin, nje antioksidant i cili gjendet ne cajin kamomil, ka efekt pozitiv mbi enzimat qe luajne rol te rendesishem ne zhvillimin e diabetit. Pra, çaji kamomil na lejon te mbajme nen kontroll glukozen ne gjak dhe nivelin e antioksidanteve tek njerezit me diabet te tipit 2.
Ne 2013, kerkuesit e Ohio State University, ne ShBA, kane treguar per vetite mireberese dhe vlerat e kamomilit, kur studiuan nje perberes kimik te kesaj bime, apigeninen – substance e familjes se flavoinideve, e cila lufton qelizat kancerogjene.
Caji kamomil, pervecse nje pije shume e mire, qetesuese dhe pastruese, ju vjen ne ndihme edhe nese vuani nga diabeti.
femra-moderne.com
Nese ky artikull ju duket i vlefshem edhe per te tjeret, mos harroni ta shperndani!
Deshironi te mesoni me shume rreth vetive qe ka caji kamomil per bukurine dhe shendetin e flokeve? Lexoni me poshte:
https://femra-moderne.com/cfare-mund-te-beje-kamomili-per-floket/