3 kile me pak me dieten e aromave

3 kile me pak me dieten e aromave

dieta aromaterapise

Një çaj i bërë i veçantë nga një aromë e ëmbël ose stimuluese, pjata me erëza, që kënaqin pa rënduar. Por edhe ndonjë pikë parfumi për t’u nuhatur, për të përballuar me më shumë qetësi dhe qëndrueshmëri dietën. Mbi këto bazohet programi i dobësimit të aromaterapisë.

  • Një dietë e ekuilibruar dhe e plotë, për t’u dobësuar butësisht, me ndihmën e aromave të parfumosura. Menu hipokalorike, të lehta dhe të shijshme, të pasuruara me erëza dhe bimë aromatike, që mund të kombinohen me aroma që nuhaten dhe qetësojnë, që largojnë dëshirën e ushqimeve të ndaluara, kënaqin shqisat dhe forcojnë vullnetin.

Çfarë është aromaterapia

  • Për aromaterapinë, esencat kanë një veprim gjallërues, stimulues ose qetësues.
  • Parfumet veprojnë në sistemin limbik, pjesa e trurit që rregullon emocionet, ndjesitë dhe ndjenjat.
  • Gjatë një diete, parfumet dhe aromat mund të jenë shumë të dobishme për të përballuar më mirë momentet e dobësisë dhe për të gjetur tonin e energjisë, pa rënë në tundime për ngrënie hiperkalorike.

    Pure Vanilla Joy
    Esenca e vaniljes ndihmon për të kapërcyer momentet e dobësisë, që mund t’ju shtyjnë të braktisni dietën.

Një ndihmë dietës

  • Aromaterapia është e dobishme si metodë e butë, për të lehtësuar ose zhdukur problemin e urisë nga nervozizmi, mekanizmi shpërblyes për personat që hanë më shumë për të ndjerë më pak tensionime dhe stres.
  • Konfirmimi vjen nga studimet shkencore.
    Esenca e vaniljes, për shembull, me parfumin e saj të butë, ëmbëlsisht “i shijshëm”, e ul ndjeshëm dëshirën për ëmbëlsira, çokollatë dhe pije të gazuara. Parfumi i vaniljes shton në organizëm prodhimin e serotoninës, substanca cerebrale që dhuron qetësi, dhe stimulon në tru ndjesitë tipike të konsumimit të ushqimeve të ëmbla.
  • Esenca e vaniljes, si të gjitha aromat e tjera shpaguese dhe qetësuese, ndihmon për të kapërcyer momentet e dobësisë, që mund t’ju shtyjnë të braktisni dietën.

    Shporiza
    Shporiza

Parfumet në shtëpi

  • Edhe shporiza (verbena), qetësuese dhe riekuilibruese e humorit, këshillohet, sepse afron gjumin dhe është e dobishme për të luftuar urinë e natës.
  • Për shtëpinë, ideale është esenca e portokallit të ëmbël. Parfumi i tij i freskët dhe i ëmbël është ideal sidomos për personat që nuk arrijnë ta mbajnë dietën, për shkak të mungesës së besimit në vetvete dhe për personat që hanë për të lehtësuar tensionimet.
  • Një esencë e ëmbël, delikate, asnjëherë shumë e fortë, që ndjehet lehtësisht, mund ta bëjë më të vërtetë më të këndshme shtëpinë dhe në të njëjtën kohë t’ju ndihmojë t’i rezistoni “ndërprerjeve” të dietës, ngrëniet e paparashikuara larg vakteve, para televizorit ose duke biseduar me familjarët.
  • Si t’i përdorim në ambjent? Për të parfumosur dhomat, mund të përdorni shpërndarësin klasik prej qeramike ose balte të pjekur. Aty mund të hidhni 4 ose 5 pika vaj esencial çdo mbrëmje, ose mund të përdorni qirinjtë e parfumosur dhe temjanet. Fikini gjithmonë qirinjtë dhe temjanet para se të flini.
  • Ku mund t’i gjeni vajrat esencialë? Vajrat esencialë, të nxjerrë nga bimët, janë përqëndrime substancash kimike të ndryshme. Janë në shitje nëpër herboristeri ose nëpër farmaci që kanë repart herboristerie. Duhet të jenë natyralë, pa shtime sintetike, të mbyllur nëpër shishka të vulosura, me udhëzime që sqarojnë karakteristikat. Përdoren me pikatore, ruhen të mbyllur mirë, për të shmangur humbjen e aromës.

Dieta e aromave

Është një dietë e ekuilibruar dhe hipokalorike, që mund të kombinohet me përdorimin e aromaterapisë, që sjell rreth 1.400 kalori ditore. Parashikon tre vakte kryesore, plus dy zëmra, një çaj qetësues para se të flini dhe ju mundëson të humbisni tre kile në njëzet ditë.

E hënë

Mëngjesi: një filxhan qumësht pjesërisht i skremuar (200ml); 25 g bukë integrale (e zezë); një dardhë (200 g).
Zëmra: lëng frutash pa sheqer (200 ml).
Dreka: 80 g pilaf i aromatizuar me
pak kanellë; një biftek skare (100g); sallatë me një lugë kafeje vaj dhe uthull; një mollë.
Zëmra: një çaj me mandarinë.
Darka: një vezë e zier; 200 g çikore me një lugë vaj; një mollë; 50 g bukë integrale.
Para se të bini për të fjetur: një çaj me lule blete (dorezonje).

Dieta e ylberit: te dobet dhe te shendetshem per 28 dite

E martë

Mëngjesi: një filxhan qumësht pjesërisht i skremuar (200ml); 25 g bukë integrale (e zezë); një dardhë (200 g).
Zëmra: lëng frutash pa sheqer (200 ml).
Dreka: 80 g makarona me perime të kaurdisura dhe të aromatizuara me borzilok dhe rozmarinë; 100 g gjizë; një dardhë.
Zëmra: një çaj me vanilje.
Darka: 150 g levrek furre; kungulleshka të ziera me një lugë vaj; një dardhë; 50 g buke integrale.
Para se të bini për të fjetur: një çaj me bli.

E mërkurë

Mëngjesi: një filxhan qumësht pjesërisht i skremuar (200ml); 25 g bukë integrale (e zezë); një mollë (200 g).
Zëmra: lëng frutash pa sheqer (200 ml).
Dreka: 80 g pilaf dhe bizele; një vezë e zier; një mollë.
Zëmra: një çaj me portokall.
Darka: 150 g gjel me rozmarinë; 200 g spinaq me një lugë kafeje vaj; një mollë (200 g); 60 g bukë integrale.
Para se të bini për të fjetur: një çaj me lule blete.


Dieta qe parandalon plasaritjet e lekures

Kjo eshte dieta qe parandalon plasaritjet e lekures, por edhe ju ndihmon te minimizoni ato qe tashme ju jane krijuar.


E enjte

Mëngjesi: një filxhan qumësht pjesërisht i skremuar (200ml); 25 g bukë integrale (e zezë); një mollë (200 g).
Zëmra: lëng frutash pa sheqer (200 ml).
Dreka: 80 g makarona me domate dhe borzilok; 50 g proshutë e gjallë; 200 g karrota me një lugë kafeje vaj; një grejpfrut.
Zëmra: një çaj me mandarinë.
Darka: 80 g ton natyral; 200 g mashurka të ziera me një lugë vaj; një dardhë; 50 g bukë.
Para se të bini për të fjetur: një çaj me bli.

E premte

Mëngjesi: një filxhan qumësht pjesërisht i skremuar (200ml); 25 g bukë integrale (e zezë); një mollë (200 g).
Zëmra: lëng frutash pa sheqer (200 ml).
Dreka: 80 g oriz të verdhë; sallatë e përzier frutash me vanilje.
Zëmra: një çaj me vanilje.
Darka: 100 g hamburger skare; 100 g sallatë me një lugë vaj; një dardhë; 50 g bukë.
Para se të bini për të fjetur: një çaj me lule blete.

Dieta e sanduicit: per te humbur deri ne 2 kg ne jave

E shtunë

Mëngjesi: një filxhan qumësht pjesërisht i skremuar (200ml); 25 g bukë integrale (e zezë); një dardhë (200 g).
Zëmra: lëng frutash pa sheqer (200 ml).
Dreka: makarona me qiqra dhe rozmarinë; pazi të ziera (200 g) me një lugë kafeje vaj dhe uthull; një portokall (200 g).
Zëmra: një çaj me portokall.
Darka: 150 gjuhëz e zier; 200 g kërpudha me një lugë vaj; një dardhë (200g); 50 g bukë integrale.
Para se të bini për të fjetur: një çaj me bli.

E diel

Mëngjesi: një filxhan qumësht pjesërisht i skremuar (200ml); 25 g bukë integrale (e zezë); një dardhë (200 g).
Zëmra: lëng frutash pa sheqer (200 ml).
Dreka: 80 g pilaf me 100 g sepie të vogla të ziera; një portokall.
Zëmra: një çaj me mandarinë.
Darka: 150 merluc me një lugë kafeje vaj; 200 g domate me një lugë kafeje vaj; një dardhë; 50 g bukë integrale.
Para se të bini për të fjetur: një çaj me lule blete. n

Dieta e mbajtjes

Programi ushqimor mund të përmblidhet në rreth 1600 kalori, duke e çuar bukën e mëngjesit në 50 g dhe atë të darkës në 100 g, duke shtuar një lugë vaj si mëlmim dhe duke e rritur në 100 g sasinë e makaronave ose të orizit.

femra-moderne.com