Trupi i gjithësecilit prej nesh ka një aromë karakterisitke dhe besohet se parfumi që ju përfaqëson më mirë është ai, molekulat e së cilës përputhen me atë të lëkurën suaj! Kjo shpjegon dhe dëshirën tuaj për të përdorur një parfum, e nëse ende i ndërroni parfumet, tregon që nuk e keni gjetur aromën tuaj. Pasi të jeni dashuruar me një aromë, do të donit që ajo të zgjaste në lëkurën tuaj përjetësisht. Ja 3 marifete se si:
Hidhni parfum në pulsin e duarve
Vajrat e parfumit intesifikohen kur temperatura është më e lartë. Për këtë arsye ju duhet të aplikoni parfumin në pikat e ngrohta si kërthizë, pjesa e prapme e gjurit, prapa veshit, kyçet e duarve dhe pjesa e brendshme e bërrylave.
Mos harroni të hidratoni lëkurën
Parfumi zgjat më shumë kur lëkura hidratohet, prandaj e vendosni atë pasi të keni bërë dush, ose të keni aplikuar një krem pa aromë, ose të së njëjtës linjë të parfumit.
Spërkatni pak parfum mbi krëhër
Spërkatja direkt në flokë mund të thajë këto të fundit. Prandaj është më mirë nëse spërkatni pak parfum mbi krëhër e me të, të krihni flokët. Kështu do mbani aromë të mirë nga maja e flokëve, te këmbët.