Keto receta jane shume te shijshme, perbejne nje ide te mire per dreke ose darke, por mbi te gjitha nuk ju shendoshin.
Receta 1: Krem i lehtë me ton
Përbërës për 4 persona: 1 kuti e madhe me ton të konservuar, 250 g gjizë e freskët pa yndyrë, pak kripë. Sipas dëshirës: perime të gjalla ose bukë me feta.
Përgatitja: Homogjenizoni përbërësit duke i punuar për një kohë të gjatë me pirun ose duke i futur në frulator dhe servireni kremin e perftuar mbi fetat e bukës së thekur ende të ngrohtë, ose nëse preferohet me perime të gjalla sezoni, të lara e të prera në feta.
Receta 2: Oriz me portokalle
Përbërës për 2 persona: 280g oriz, 1 litër leng perimesh, lëngu i 1 portokalli, 2 thelpinj hurdhe, 1 lugë vaj ulliri, manxuranë, kripë.
Përgatitja: Vloni lengun e perimeve, qëroni e grini hurdhrën, grini manxurënën dhe lëreni të pushojë për disa minuta. Ngrini zjarrin, shtoni orizin, lëngun e portokallit e trazojini. Zieni orizin duke shtuar lengun e perimeve pak nga pak. Shërndani orizin në pjatë e vërini si garniturë një degë manxuranë dhe thelpinj portokalli.
Receta 3: Mish viçi me krem patatesh
Përbërës për 2 persona: 4 feta mish viçi rreth 150g, 1 qepë, 2 karrota, 1 degë selino, 4 patate të ziera, 1 lugë vaj ulliri e rafinuar, pak qumësht e 2-3 lugë ujë, majdanoz i grirë, kripë.
Përgatitja: Në një enë që nuk ngjit fusni qepën, selinon e karrotat e prera në rrota si dhe ujë për t’i zier. Shtoni mishin dhe kur ai të jetë zier kriposeni e vendoseni në një pjatë. Shtojini perimeve të sapoziera pataten e shtypur, një lugë vaj ulliri, qumështin e ngrohtë, kripën. Trazojeni e servirni kremin e patates, i cili do të ketë shijen e një pureje të thjeshtë, mbi mishin e spërkatur me majdanoz.