3 sekrete që duhet të dish për kremin e diellit

Sipas nje studimi, jane tre gjera kryesore qe shumica e njerezve nuk i dine per kremin mbrojtes ndaj diellit. Kremi me faktor mbrojtës duhet përdorur çdo ditë vitit në fytyrë, ashtu si duhet përdorur çdo ditë edhe në pjesët e ekspozuara të trupit.

Shkencëtarë të Northwestern University të Fakultetit të Mjekësisë Feinberg vëzhguan disa pacientë dhe zbuluan që dy të tretat e tyre nuk dinin të deshifronin etiketat e kremit të diellit dhe nuk kuptonin si funksiononte ai. Këtu janë disa statisitika nga studimi. Shiko sa e informuar je.

  1. Pothuajse të gjithë, saktësisht 93 për qind e të pyeturve, nuk e dinin që një krem dielli duhet të ketë shënimin “broad spectrum” (spektër i gjerë) nëse do të mbrojë lëkurën nga plakja e parakohshme.
  2. Rreth treçerku nuk e dinin që SPF-ja parandalon vetëm djegien nga dielli, jo plakjen e lëkurës (rrezet UV-B shkaktojnë djegien ndërsa UV-A për plakjen).
  3. Pothuajse gjysma e njerëzve nuk e kishin fare idenë për sasinë që duhet të aplikonin.

Sigurisht studimi survejoi vetëm një grup të vogël njerëzish.

Të paktën kërko për fjalët “broad spectrum” në ambalazh që të jesh e mbrojtur plotësisht dhe të dukesh sa më bukur.

Mesoni me shume duke lexuar edhe keto artikuj te tjere:

https://femra-moderne.com/kremi-mbrojtes-ndaj-rrezeve-te-diellit-gjithcka-qe-duhet-te-dini/

https://femra-moderne.com/si-mundet-nje-krem-te-frenoje-veprimin-e-diellit/

8 rregulla per t’u mbrojtur nga dielli

18 keshilla bukurie per nje vere plot hijeshi

femra-moderne.com