Kete pranvere-vere mos u ndani nga keto tre tendenca. Si gjithmone, para se te vraponi per te bere blerje te reja, ju keshillojme te kontrolloni mire ne garderoben tuaj dhe te gjeni nese keni ndonje kemishe me fjongo, ndonje aksesor me shkelqim apo nje fustan me vija te trasha. Pra 3 jalet kyce per kete pranvere-vere 2016 jane: fjongot, metalike dhe shkelqim, vijat e trasha. Hidhini nje sy kolazheve qe kemi pergatitur per ju dhe gjeni frumezime te reja per veshjet tuaja.
Fjongot
Fjongot lulezojne mes tendencave te modes per pranvere-vere 2016. Te vogla ose te medha, fjongot jane elemente dekorative te afta per ta bere look-un tuaj me te kendshem dhe te rafinuar. Shirite te vegjel qe kapen si fjongo, ose edhe nje aksesor ne forme fjongoje do ta bente veshjen tuaj me elegante dhe trendy. Shume stiliste kane realizuar enkas veshje, shpeshhere multicolor, me fjongo, mbi te gjitha kepuce, canta madje edhe bizhuteri.
Metalike & Shkelqim
Copat metalike dhe me shkelqim do jene shume ne mode, mbi te gjitha ne veshjet e dasmave dhe martesave. Por jo vetem, edhe ne veshjet e perditshme do jene shume te perdorura. Calvin Klein eshte ai qe e ka perqafuar me se shumti kete tendence ne koleksionet e tij te fundit, te clat ishin plot me veshje metalike dhe te argjendtta. Ne cdo rast ju keshillojme te mos e teproni. Nese nuk jeni nje fanse e madhe e veshjeve me shume shkelqim, por nga ana tjeter ju pelqen te jeni ne mode, mud te preferoni dy ose tre aksesore me shkelqim ose metalik, per kete pranvere-vere.
Vija te trasha
Vija te trasha dyngjyreshe ne copa te buta te kthyera ne fustane te gjata – keshtu eshte koleksioni i Jasper Conran. Por edhe shume stilsite te tjere i kane pelqyer vijat e trasha ne koleksionet e tyre. Vijat percojne nje energji te fresket dhe rinore, duke i kthyer perfekte per pranveren dhe veren. Mund t’i preferoni edhe per aksesoret, si kapela, canta dhe atlete.