3 zakone që ndihmojnë fëmijët të studiojne

Keto tre zakone duhen kthyer ne rregulla, nese doni që te ndihmoni fëmijët tuaj të studiojne.

1. Vendosni orar sistematik

Ne të gjithë e kemi jetën të ngarkuar dhe është e vështirë t’i përmbahesh orarit, por ai është shumë i rëndësishëm për nxënësit. Si prind, ju duhet të jepni modelin e një sjelljeje të mirë akademike duke vendosur orar për fëmijën tuaj dhe për veten. Një orar do të thotë një organizim i ditës dhe përcaktim i një ore të njëjtë çdo ditë për ngrënjen e darkës, për studimin, për leximin etj.

Ndjekja e orarit çdo ditë, e ndihmon trurin e fëmijës të aktivizohet në studim në kohën e përcaktuar dhe të ketë më shumë rendiment në atë interval kohor.

Gjatë kohës së studimit të fëmijës suaj, kthejeni shtëpinë në një ambjent akademik pa televizor duke u angazhuar të gjithë në sjellje të qeta.  Te rriturit gjithashtu duhet te japin modelin e tyre te mire, duke bere versionin e tyre te studimit — sic jane leximi i nje libri, llogaritjet e buxhetit, apo plotesimin e ndonje dokumenti.

2. Mos lejoni t’iu drejtojë teknologjia

Teknologjia, me gjithë të mirat, mund të jetë shumë shqetësuese. Për shkak se fëmijët tanë kopjojnë sjelljet tona, është e rëndësishme të mos varemi tek teknologjia orë e çast. Gjatë studimit të fëmijës suaj, çdo pajisje teknologjike, si telefon, i-pad, kompjuter, të mbahen larg, nqs nuk nevojiten për detyrat. Duke e përdorur teknologjinë si mjet dhe jo si shtyrje kohe, ju do iu mësoni fëmijëve të mendojnë për gjërat në mënyrë më interesante dhe më kreative. Për më tepër, një pushim nga ekranet do rritë cilësinë e gjumit në familjen tuaj dhe do ju ndihmojë të pushoni.

Femijet tuaj ju vezhgojne gjate gjithe kohes, keshtu qe tregojini atyre se si te studiojne me mire, duke ndryshuar disa nga sjelljet tuaja

3. Organizoni rrëmujën

Ju mbase vëreni se fëmija juaj ka shumë vështirësi për t’i mbajtur gjërat e organizuara. Nuk është e lehtë për shumë njerëz. Por të jesh i organizuar dhe të dish si të ndjekësh udhëzime është thelbësore në shkollë dhe rrjedhimisht edhe në punë e në sukses, ndaj është e rëndësishme të vëreni si e pengon mosorganizmi fëmijën tuaj. Nëse dhe ju jeni gjithë kohës në rrëmujë dhe të paorganizuar, sigurisht që edhe fëmija juaj është ashtu. Fillimisht organizoni veten tuaj për të modeluar kështu sjellje të mirë akademike tek fëmija juaj. Përdorni axhenda, tabela, zarfe, sirtarë dhe çdo gjë tjetër që ju duhet për të organizuar veten dhe familjen. Nxënësit që ndjekin me rregull orët e mësimit dhe kryerjen e detyrave bëhen më të mirë në ndjekjen e udhëzimeve, gjë që sjell më shumë detyra të përfunduara dhe sistematike.

femra-moderne.com