Frutat jane embelsirat e natyres, eshte nje shprehje aq e vjeter sa edhe shume e vertete ne cdo kohe.
Cdo frut eshte pafundesisht me e mire se cdo embelsire “e shendetshme” qe konsumojne cdo dite e me teper. Megjithese te gjitha frutat jane te mira, disa prej tyre jane me te mira se te tjerat. Super Frutat! Pse? Sepse permbajne me shume fito-ushqyes, enzima, antioksidante dhe vitamina.
Per ata qe merren me stervitje, frutat jane nje menyre fenomenale per te restauruar melcine e tyre dhe nivelet e sheqerit ne muskuj.
Standardi i Arte
Super Frutat ideale, te cilat kane me pak sheqer dhe me shume vlera ushqyese jane keto:
- Boronica
- Mjedra
- Kulumbi
- Manaferra
- Mana
- Boronica te kuqe
- Luleshtrydhe
Hani sa te doni nga keto dhe si te doni. Bejini smoothie, perziejini me kos dhe tershere, ose hajini ashtu thjesht.
Standardi i Argjendte
Lista e meposhtme e frutave kane pak me shume sheqer, por perseri kane me pak se te tjerat.
- Guava
- Fiqte
- Qitro
- Qershi
- Pjepri
- Molla
- Kajsi
- Banane jeshile (te papjekura)
- Rrush i zi
- Papaja
- Kivi
- Limoni
- Lime (Lajm)
- Frut Pasioni
- Portokalli
- Nektarina
- Mango
- Shalqi
- Shege
- Pjeshka
- Dardha
- Ananasi
- Mandarina
Për ata që janë duke u përpjekur të ruajne peshen ideale të trupit dhe nuk konsumojnë një sasi të madhe të ushqimeve të përpunuara, çdo lloj fruti është i mirë. Ndersa ata qe duan te humbasin peshe, eshte mire te konsumojne me teper Super Fruta. Sidoqofte, ju keshillojme te shijoni “embelsirat e natyres”.