35 ide se si te veshim kadifen edhe ne pranvere

Fustane, funde, pantallona, xhaketa e pardesy, madje edhe kepuce e sandale: gati cdo veshje mund te kete si cope kadifen.

Një copë më tepër dimërore mbizotëron këtë pranverë në veshje, këpucë dhe çanta me ngjyrat e dizenjot më të bukura.

Dihet që në pranverë nuk ka më rregulla dhe dallime. Nuk është rastësi që në pasarelat pranverë-verë shfaqen gjithmonë e më shpesh veshje që do t’i përcaktonim si dimërore dhe e kundërta. Mes këtyre rasteve të pazakonshme është edhe kadifja. Një copë që të sjell në mendje sezonin e ftohtë. Por tani jo më!

Nga Valentino në Versace, ka shumë stilistë që e kanë propozuar atë në disa nga veshjet më të rëndësishme të verës. Kadifeja tani shfaqet në nuancat më delikate dhe pastel, rishfaqet në disa fustane dhe aksesorë pranverorë shumë elegantë dhe të rafinuar. Nga fustanet me lule të qëndisura, në sandalet perfekte për mbrëmje.

Ju ftojme te shikoni disa kombinime se si ta vishni kadifen, ne fotogalerine e meposhtme:

femra-moderne.com