Ne dashuri! Keto jane disa shenja te thjeshta qe tregojne se mund te keni rene ne dashuri.
- Pasi keni lexuar horoskopin tuaj në një revistë, lexoni menjëherë shenjën e tij zodiakale dhe, nëse rastësisht parashikimet e dashurisë nuk janë të mira, dëshpëroheni menjëherë.
- Gazetën e përditshme nuk e lexoni më me të njëjtin interes: euforia që e keni njohur ju ka bërë të humbisni interes për ngjarjet e përditshme e ato politike, saqë edhe fqinja juaj 80 vjeçare është më interesante se ju.
- Keni disa kohë që u kushtoni vëmendje të brendshmeve tuaja dhe nuk lodheni së bleri të reja.
- Humbja e kujtesës që ju karakterizon nuk ju ka ndaluar të ngulitni në mendjen tuaj (përveçse në zemër), numrin e tij të celularit, të shtëpisë dhe të zyrës.
- Keni vendosur një kod tjetër në kompjuterin tuaj dhe, natyrisht, zgjedhja e fjalës përkon me emrin e tij.
- Këdo që takoni, sidomos nëse janë të njohur që keni kohë që s’i keni parë, ju thonë që jeni në formë të shkëlqyer dhe keni një pamje rrëzëllitëse.
-
Sa herë që telefoni bie, zemra ju rreh fort, edhe nëse sapo keni folur ose sapo ju ka përcjellë për në shtëpi.
- Keni filluar të dëgjoni muzikë xhaz edhe pse më parë s’e duronit dot. Por ndoshta ishte ngaqë nuk kuptonit bukurinë…
- Dembelizmi juaj i pandreqshëm nuk ju ndalon të gëzoni çdo çast nga shëtitja e gjatë me të, edhe pse bie shi.
- Emri i tij del vazhdimisht në bisedat tuaja. Mjafton që një shoqja juaj t’ju thotë: “Mua më pëlqen shumë pasta e dhëmbëve me shije mente” dhe ju menjëherë thoni: “Edhe atij ashtu i pëlqen…”.
- Shprehja juaj më e shpeshtë? Pa dyshim, ajo e buzëqeshur, edhe pse po kaloni një ditë të tmerrshme.
- Çfarëdolloj pazari që bëni është një rast i mirë për t’i bërë një dhuratë edhe atij.
- Ai ka mjekër? Mustaqe? Sy të zinj? Të kaltër? Pak flokë? Flokët kaçurrel? Të drejtë? Juve gjithmonë meshkujt me mjekër/mustaqe/sy të zinj/bojëqielli/pak flokë/flokë kaçurrel/të drejtë ju janë dukur shumë të pashëm…
- Dilni për të blerë një pulovër jeshile dhe në fund blini një të kuqe sepse e dini që atij i pëlqen shumë ajo ngjyrë.
- Ruani biletën e koncertit ku keni qenë bashkë.
- Kur lexoni një libër ose shikoni një film romantik, gjithmonë ju duket që ai do të ishte i përsosur në rolin e protagonistit kaq të bukur, të ëmbël e romantik..
- Ju pëlqen shumë kur ai ju tregon historitë kur ka qenë i vogël, për familjen e tij: gjithçka për jetën e tij ju tërheq shumë dhe ju bën kureshtare.
- Gjithçka që më parë ju është dukur e mërzitshme, si të rrinit në shtëpi përpara televizorit, po ta bënit me të do të kishte një shije kaq ndryshe…
- Mendimi i vetëm që do ta takoni ose vetëm do ta shihni ju bën me humor të mirë gjatë gjithë ditës.
- Krizat e urisë që ju kapnin kur ishit e mërzitur dhe ishit gati të hanit gjithçka tani janë një kujtim i largët…
- Rikujtoni çastin kur jeni njohur si një shenjë magjike të fatit.
- Kur flisni për të e përshkruani si një qenie të mrekullueshme.
- Keni kohë që s’u telefononi shoqeve tuaja, kur e mendoni këtë gjë ndiheni pak në faj, por vazhdoni të mos u telefononi…
- Në këmbim i telefononi vazhdimisht shoqes suaj të zemrës për ta mbajtur në dijeni se si shkon historia juaj me të.
- Kur mendoni për të, brenda vetes ndieni një përzierje ëmbëlsie dhe pasioni kaq të fortë saqë ju turbullon.
- Sapo keni ulur receptorin e telefonit dhe keni një dëshirë të madhe të dëgjoni përsëri zërin e tij.
- Streset dhe problemet e vogla të përditshme, që kur e njihni, papritmas janë bërë më të tolerueshme dhe çdo gjë duket sikur ju shkon më mirë.
- Ndonjëherë mendoni se meritonit të kishit fatin të njihnit një njeri të mrekullueshëm si ai.
- Ndieni se atij mund t’i besoni gjithçka, edhe gjërat më të fshehta.
- Ideja juaj e lumturisë ka ndryshuar: tani përfshin atë.
- Ju ndodh shpesh të mendoni për të gjitha gjërat e mrekullueshme që mund të bëni bashkë, nga udhëtimet deri në pazarin në supermarkatë.
- Kur dëgjoni një muzikë të lehtë mendimi juaj menjëherë shkon tek ai dhe ndieni një emocion brenda vetes që nuk mendonit se do ta provonit ndonjëherë.
- Po filloni të mendoni se emri juaj me mbiemrin e tij shkon shumë.
- Nëse ndonjë nga shoqet tuaja bën ndonjë koment kritik drejtuar atij, ju menjëherë mendoni se ajo është ziliqare.
- Lexoni të njëjtën gazetë: nuk mund të mos mendoni që edhe ky aspekt hyn në “një mijë” gjërat që keni të përbashkëta…
Shoqja më e mirë e shëndetit? Dashuria.
Dashuria dhe intimiteti janë rrënjët e asaj gjëje që na bën të sëmuremi apo që na bën të ndihemi mirë, që na bën të vuajmë dhe që na shëron. Pra, nëse këto kohët e fundit ndiheni në formë të shkëlqyer, është meritë e zemrës suaj, që ju rreh fort për njeriun që dashuroni, ose që keni pak kohë që e keni njohur dhe doni ta keni pranë. Pra mirëqenia shkon në mënyrë të përsosur me dashurinë.
femra-moderne.com