4 gjera qe mund te prishin martesen tuaj

Ndonjehere jane ato gjera te vogla, aq te paperceptueshme, por ndonjëherë therëse qe mund te prishin harmonine e ciftit.

Këto janë mizoritë që mund të helmojnë jetën në çift. Ai, zakonisht, reagon duke ia mbathur, ndërsa ajo menjëherë mendon divorcin. Përpara se të shkatërroni gjithçka që keni ngritur, mundohuni të gjeni shkakun. Që ndoshta është vetëm një emocion i mohuar dhe i fshehur, i cili duhet zbuluar për të shpëtuar marrëdhënien.

“Atëherë bëje ti”

Sa herë që hyn në kuzhinë, ai, që nuk di të bëjë as kafenë, ju sugjeron t’i shtoni recetës suaj (keni vite që e bën atë gjellë) një përbërës tjetër. Ndërkohë, ai ulet në tavolinë dhe pi ndonjë gjë, kurse juve ju kullojnë djersët nga soba. Mendoni: “Sa mirë do të ishte sikur të kisha pak helm për pjatën e tij!” Lëre pastaj kur do të t’ju mësojë se si futen rrobat në lavatriçe ose si hekuroset jaka e këmishës së tij, ju vjen ta mbysni! Filloni të bluani me mend se si të hakmerreni ose shpërtheni në lot nga inati.

Zbuloni emocionin Reagimi juaj është i ngarkuar me një ndjeshmëri të lartë ndaj kritikave, le ta quajmë edhe sedër të sëmurë. Kur keni qenë e vogël ju kanë bëritur shpesh? Ndoshta mbani ende atë ndjesinë e mospërshtatshmërisë. Ndoshta ai donte vetëm të maskonte me një sugjerim ndjesinë e fajit që vjen nga fakti që nuk ju ndihmon.

“Mua po më del shpirti këtu, ndërsa ai do të më mësojë se si përzihet” Foto: Shutterstock

“Përse më mbyt?”

E dini: ai e ka vdekje të dalë për të bërë pazar. E megjithatë mjafton vetëm që ju t’i thoni: “Të shtunën paradite do të dal të psonis, ti çfarë do të bësh?” dhe ai ju përgjigjet: “Po vij me ty”. Organizoni një drekë me shoqet sepse e dini që ai duhet të punojë: e lë takimin e punës dhe ju thotë: “Çfarë ka sikur të vij edhe unë, se mos keni sekrete ju”. Përse nuk ju lë asnjëherë hapësirën tuaj? Përse është kaq sadist dhe xheloz? E verbuar nga zemërimi, rrezikoni të mos shikoni se si janë gjërat në të vërtetë dhe të gjeni zgjidhni me më shumë qetësi.

Zbuloni emocionin Nuk është nga ata që fut hundët gjithandej, ndoshta nuk është edhe xheloz në atë mënyrën tradicionale që të mos ketë besim te ju. Nëse gërrmoni edhe më shumë do të vini re që pas asaj dëshirës për të ndarë gjithçka me ju, ai ka thjesht vetëm një pasiguri afektive. Në vend që të zemëroheni, përballojeni haptasi këtë temë, mësojeni të flasë për ndjenjat e tij. Dhe kafazi do të zhduket.

“Le ta vrasi nje cike mendjen…”

Ju e dini shumë mirë se si do të dëshironit t’i kalonit pushimet. Keni dëshirë të ndërroni divanin dhe nuk keni asnjë dyshim mbi modelin. Për ditëlindje keni një ide shumë të qartë se çfarë dëshironi për dhuratë. E dini që ai është i uritur për sugjerime, që ka një dëshirë të zjarrtë të jetë në rrugën e duhur, por ju nuk i jepni asnjë të dhënë se cilat janë pushimet tuaja ideale, për divanin që ëndërroni apo për dhuratën që dëshironi. Doni të shikoni nëse kësaj here ai e gjen vetë.

Zbuloni emocionin Përsa i përket krenarisë, nuk krahasoheni me askënd. Në çift privilegjoni konkurrencën me një bashkëpunim të nxehtë. Por kini kujdes: kjo rrugë është e rrezikshme sepse poshtëroni partnerin. Nëse nuk jeni tipi që zbuloni letrat tuaja, më mirë kaloni te gjëegjëzat dhe sfidat gazmore.

“Sa ke ndryshuar!”

Dikur nuk kishit nevojë t’i “sugjeronit” një natë të zjarrtë. Dikur, që t’ju kërkonte të falur se ishte vonuar, ju sillte lule. “Mos u mërzit, hajde dalim bashkë” ose “Mos u mërzit, rrimë në shtëpi, ne të dy vetëm”. Po, dikur. Tani çdo rast është i mirë për të menduar që ai nuk është më i njëjti, që ka ndryshuar shumë, që…që… Madje edhe ia keni thënë dhe vazhdoni t’ia thoni, gjithmonë e më shpesh. Ai nuk ndihet rehat dhe reagon, ndonjëherë edhe i zemëruar. Nuk kupton ose bën sikur nuk kupton.

Zbuloni emocionin Secili prej nesh ndryshon, situatat ndryshojnë. Ndoshta edhe ju keni ndryshuar. Por mund të jetë shumë stimuluese të ndiqni një marrëdhënie që rritet, që zhvillohet, që piqet. Ja pika: “nostalgjia” juaj mund të fshihet nga njëfarë rreptësie. Përse kapeni pas idesë së dashurisë kur dashurinë e keni aty, një dashuri që duhet jetuar. Përse qani mbi atë që keni qenë, kur mund të ndërtoni dhe të investoni mbi atë që jeni tani?

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search