E kush nuk ka qejf te shkoje ne plazh? Pervec arsyeve qe tashme i dini, mjekët japin argumentet se përse frekuentimi i plazhit është domosdoshmëri.
Rrezet e diellit janë një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe frekuentimi i plazhit rrit thithjen e tij, nga ana tjeter edhe rëra ka efektet e saj pozitive.
Rëra është një eksfoliant natyror.
A e keni pyetur veten ndonjëherë përse ndjeheni mirë kur ecni mbi rërë? Rëra e lagur shërben si eksfoliant natyror që largon lëkurën e vdekur nga këmbët e juaja. Nese deshironi mund te ferkoni me rere edhe pjese te tjera te trupit.
Ndihmon pacientët me artrit reumatik.
Mineralet e detit dhe oqeanit mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomeve tek ata me artrit reumatik, te pakten keshtu thote një studim.
Vetitë kuruese te ujit te detit dhe diellit
Rrezet e diellit zbusin depresionin.
Logjika e thjeshtë na tregon se jemi më të lumtur në stinët e ngrohta dhe depresivë në stinët pa diell. Një studim i bërë në Melburn, Australi ka zbuluar se sasia e rrezeve që kanë pranuar pjesmarrësit e studimit ka ndikuar në humorin e tyre.
Ajri dhe uji i detit i bejne mire shendetit
Uji i detit e ruan elasticitetin e lëkurës.
Uji i detit është përplot me minerale që pengojnë plakjen e lëkurës, prandaj edhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës suaj.
Zvogëlon nivelet e stresit.
Një shëtitje e thjeshtë në plazh ju ndihmon të ristartoni mendjen dhe trupin, ju ndihmon që të jeni në formë të mirë mendore dhe fizike. Gjithsesi mos harroni të përdorni krem kundër rrezeve të dëmshme të diellit.