5 bimet me te mira per t’u mbajtur ne dhomen e gjumit
1. Aloe Vera
Leshon oksigjen gjate nates, ndihmon te luftoje pagjumesine dhe permireson cilesine e pergjithshme te gjumit.
Roli i luleve qe mbahen brenda ne shtepi ne pastrimin e ajrit eshte i padiskutueshem. Shikoni ketu 40 ide per vendosjen e luleve brenda shtepise.
2. Livando
Livandoja njihet per aftesite qe ka ne favorizimin e gjumit. Ajo gjithashtu ndihmon ne reduktimin e niveleve te ankthit. Aroma e livandos qeteson rrahjet e zemres dhe keshtu mban larg ankthin.
3. Jasemini
Aroma e jaseminit permireson cilesine e gjumit dhe rrit vemendjen dhe produktivitetin. Disa studime kane treguar se ul nivelet e ankthit, duke ndihmuar per nje gjume me te mire.
4. Bime kacavjerrese e zakonshme
Eshte e mire per ata qe kane veshtiresi ne frymemarrje apo ata qe vuajne nga astma. Studime te ndryshme thone se kjo bime kacavjerrece lufton mykun qe ndodhet ne ajer, duke e reduktuar deri ne 94 % per 12 ore.
5. Sansevieria (bima gjarper)
Kjo bime cliron oksigjen gjate nates, duke e pastruar ambjentin nga dioksidi i karbonit. Pervec kesaj, lufton toksinat ne ajer. Pervec ketyre, ka edhe disa bime te tjera te sugjeruara per t’u mbajtur brenda ne shtepi per aftesite e tyre ne pastrimin e ajrit. Shikojini duke klikuar ketu.