5 këngëtaret më të bukura para viteve ’90 që çmendën shqiptarët

Jo vetem te bukura, por edhe me talent. Ze i fuqishem e melodioz, frymezim per femrat e asaj kohe me stilin e te veshurit dhe paraqitjen e tyre. Edhe sot e kesaj dite vazhdojne te mbeten gra shume terheqese. Disa prej tyre i jane larguar perfundimisht skenes, te tjera kane zgjedhur drejtime te ndryshme.

Parashqevi Simaku është nje nga ikonat e muzikës shqiptare të vieve ’80, por edhe nje nga femrat me te bukura shqiptare. Parashqevia fitoi dashurinë e publikut me zërin melodioz, bukurinë, sharmin dhe elegancën. Këngëtarja filloi të merrej me muzikë në moshën 14-vjeçare. Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale ku publiku mezi priste ta shihte në skenë dhe ka fituar shumë çmime të para. Parashqevia asokohe komentohej shumë edhe për veshjet e saj të cilat nuk ishin parë më përpara në skenat shqiptare. Këngëtarja u largua nga Shqipëria kur ishte 25 vjeç dhe jetoi në Amerikë ku u martua dhe lindi një djalë. Kanë qarkulluar thashethemet për Parashqevinë, por nuk dihet se çfarë bëhet sot me të, duke qenë se këngëtarja ka preferuar të qëndrojë larg jetës publike.

Nexhmije Pagarusha, ose sic njihet ndryshe me emrat “Bilbili i Kososvës”, “Mbretëresha e muzikës shqiptare”, “Këngëtarja e shekullit”. Shqipëria e Kosova është krenuar me Nexhmijen e cila ka qenë një nga femrat më të bukura të asaj kohe. Por edhe sot këngëtarja ruan një ëmbëlsi dhe hijeshi si dikur. Nexhmija vazhdon të jetë e pranishme në ekran duke mos u ndarë kurrë nga publiku i cili e ka dashur dhe e do shumë.

Me vokalin e saj potent dhe fytyrën e ëmbël, Nertila Koka fitoi dashurinë e të gjithë shqiptarëve që në moshën 17-vjeçare kur bëri debutimin e saj të parë në Koncertin e Pranverës. Nertila jeton prej vitesh larg Shqipërisë (Suedi) dhe i qendron prane publikut dhe fansave te saj me ane te nje kanali gatimi ne YouTube.

Ema Qazimi njihet si kaçurelsja më e bukur e festivaleve të asaj kohe. Por edhe ndër të paktat këngëtare që solli një stil të ri me veshjet e saj. Edhe sot Ema ruan të njëjtën freski sa që duket sikur koha për të ka mbetur në vend. Ajo ka vite që e ka lënë skenën, por këngët e saj dëgjohen edhe sot e kësaj dite nga brezat.

Liljana Kondakçi mbetet një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare dhe ndër këngëtaret më të bukura të viteve ’80. Liljana njihej edhe si ndër të paktat vajza që visheshin shumë bukur, sikur kishte shfletuar revistat europiane. Ajo vazhdon të shfaqet në ekran e ftuar në emsione ku flet për kohën kur këndonte në festival dhe turet muzikore.