Ka disa gjera qe mund te beni per te qene me te rregullta ne pune dhe per t’u veshur me mire per ne zyre. Lexoni me poshte disa keshilla
Bejini gati rrobat nje nate perpara
Njesoj si atehere kur ishe ne shkolle dhe i beje rrobat gati nje nate me pare. Qe ta dini, ato “te veshurat me bukur” qe shikojme ne jeten e perditshme, vazhdojne te bejne te njejten gje edhe sot. Fashion-i ka nevoje per paramendim dhe per kohe qe te planifikohet kombinimi. Keshtu do jeni e veshur me stil per ne karrieren tuaj. Pervec kesaj, imagjinoni sa e lehte do te ishte te mos e keni ne mengjes stresin se cfare do vishni, nderkohe qe duhet te nxitoni per te dale nga dera e shtepise.
Mbani ne dollap vetem rrobat qe jane ne masen tuaj
Nuk ka ngaterrese me te madhe se sa te mbash ne dollap veshje qe nuk jane te mases tuaj. Me mire merrnia to veshje qe s’ju bejne dhe shkoni tek rropaqepesja per t’i rregulluar fiks sipas mases suaj. Sepse kur rrobat te rrine mire pas trupit, eshte nje menyre per t’u dukur me stil.
Thjeshtezoni aksesoret tuaj
Rregulli i Coco Chanel eshte i famshem per nje arsye te mire. Per t’u siguruar se veshja juaj e zyres eshte i rafinuar dhe chic, shikohuni ne pasqyre dhe hiqni nje gje para se te dilni nga shtepia. Shume aksesore apo veshje shume stimuluese mund te jene shpërqendruese. Kur vjen puna tek karriera juaj, nje imazh i mbledhur mire e bukur vetem sa e ploteson punen e veshtire qe po beni.
https://www.facebook.com/Revistafemramoderne2/photos/a.295677923785305.77256.159528830733549/1379321688754251/?type=3&theater
Vishni nderresa te brendshme qe ju rrine sic duhet
Nuk ka rendesi se sa e persosur mund te jete veshja juaj, nese keni veshur te brendshme qe s’ju rrine mire, mund te prishin edhe veshjet me te rafinuara.
Psikologji: Si te jemi sa me pozitive ne pune
10 rregullat e te veshurit chic ne zyre
Investoni ne veshje bazike te perjetshme
Bleni veshje qe nuk i iken kurre koha. Ka nje kohe dhe nje vend per te veshur tendencat e momentit, por ky nuk eshte rasti per ne zyre. Zgjidhni veshje bazike te sigurta (por sigurisht jo te merzitshme!). Keto veshje mund t’i vishni here pas here, per sezone dhe stine te ndryshme. Per ne zyre ju keshillojme te keni nje kemishe te bardhe, nje xhakete te zeze, pantallona te zeza, pantallona neutrale, fund pencil (laps) dhe nje fustan te thjeshte me prerje A. Deshironi ta beni pamjen tuaj me trendi? Aksesoret jane nje menyre e shkelqyer per ta bere veshjen tuaj me moderne, pa e kompromentuar veshjen e zyres.
https://www.facebook.com/Revistafemramoderne2/photos/a.295677923785305.77256.159528830733549/1381664888519931/?type=3&theater
https://www.facebook.com/Revistafemramoderne2/photos/a.295677923785305.77256.159528830733549/1379321685420918/?type=3&theater