5 keshilla praktike per te vene femijet ne gjume

Te vesh femijet ne gjume mund te jete nje sipermarrje e veshtire per shume prinder. Sipas këshillave të eksperteve, ruajtja e qetësisë është themelore.

Përpiquni ta bëni gjumin e femijes sa më të rregullt të jetë e mundur.

D.m.th, nëna duhet ta çojë në shtrat dhe ta zgjojë gjithmonë në të njëjtën orë. Në këtë mënyrë fiziku do të mësohet me një ritëm të caktuar dhe do ta ketë më të lehtë ta zërë gjumi ne orarin e duhur.

Krijoni një atmosferë qetësuese

Do të bënit mirë të fiknit dritat e forta, ndërkohë që fëmija fillon të zhvishet e te behet gati per gjume. Do të mjaftojë të ndizni një abazhur të vogël me një dritë të lehte.

Ulni volumin e televizorit dhe ngrohjen e dhomes

Në dhomë nuk duhet të arrijnë zhurma të bezdisshme (ose ndjellëse), që mund të shqetësojnë ose zgjojnë kureshtjen e vogëlusheve, prandaj keshillohet te fikni televizorin, ose te pakten te ulni volumin. Kujdes edhe me temperaturën e dhomes: nuk duhet të jetë as shumë e lartë e as shumë e ulët: p.sh. në dimër 20-21 gardë Celsius.

Ndihmojeni të mos ndihet vetëm

Lejojeni të marrë në shtrat një “shok” (një kukull, ose një kafshë të butë prej pellushi). Duke e shtrënguar në gji, fëmija nuk do të ndihet vetëm.

Mos lyeni dhomën e fëmijëve me ngjyra shumë të forta

Mos lyeni dhomën e fëmijëve me ngjyra shumë të forta, si e kuqe, portokalli, vjollce apo blu: do t’i bezdisni gjumin. Më mirë zgjidhni ngjyrat pastel, që janë ngjyra të ëmbla dhe te lehta. Përpara se ta vini të flejë, luani me të në dhomën e tij. Kështu ai do ta ndjejë më pak ndryshimin lojë-gjumë. Ose kthejeni ne ritual leximin e nje historie para gjumi. Ndersa femija eshte shtrire dhe mbuluar, ju mund t’i lexoni nje tregim. Kur te mbaroni se lexuari tregojini qe eshte ora per te fjetur.

femra-moderne.com