Duke pire lengje, ne e ndihmojme lekuren tone te qendroje e re. Lengjet e mbështesin epidermën dhe mënjanojnë “gropat”. Hidratimi i brendshëm është lëvizja e duhur për të larguar shfaqjen e rrudhave.
Zbuloni vetitë e tyre
Uji
Pothuajse 60% e peshës sonë trupore është e përbërë nga uji, një vlerë kjo që me kalimin e moshës ulet, pasi indet e lëkurës e humbasin aftësinë për ta mbajtur. Pasoja është lëshimi i fytyrës, dhe shfaqja e rrudhave. Për ta parandaluar këtë proces plakjeje pini një litër e gjysmë ujë në ditë duke filluar nga mëngjesi dhe përdorni ato produkte që kanë veprim hidratues.
Kafeja
Për të filluar ditën, asgjë nuk është më mirë sesa kafeja: e pasur me kafeinë, një substancë ngacmuese, të zgjon dhe të furnizon me energji. Të njëjtën energji kafeina ia ofron edhe mikroqarkullimit të lëkurës. Por kafeja përmban edhe polifenolë: ngadalësojnë degjenerimin e radikalëve të lirë dhe, kështu, edhe shfaqjen e rrudhave.
Lëng agrumesh
Eshtë shumë i mirë po të pihet në mëngjes, por duhet të konsumohet sapo të përgatitet për të ruajtur vetitë e vitaminave me të cilat është i pasur. Në nivelin e lëkurës, vitamina A e mban lëkurën elastike, C-ja pengon procesin e plakjes dhe e bën lëkurën më të shndritshme Vitamina E është antioksiduesi më i mirë për të luftuar veprimin e radikalëve të lirë.
Çaji jeshil
Freskues dhe stimulues. Kjo bimë është e pasur me polifenolë, principe aktive që favorizojnë qarkullimin dhe oksigjenimin e indeve përveçse zhvillon një veprim të rëndësishëm tkurrës qoftë në nivelin e zorrëve, qoftë në nivelin e lëkurës. Ja pse shpesh përdoret si përbërës në produkte kozmetike kundër dhjamit për të penguar papastërtitë e lëkurave të yndyrshme.
Qumështi
Përveçse është i pasur me kalcium, thelbësor për kockat, i përmban të gjitha proteinat e nevojshme për një ushqim të plotë, qoftë të organizmit qoftë të lëkurës.