5 maska bukurie të thjeshta që mund t’i bëni vetë në shtëpi

5 maska bukurie të thjeshta që mund t’i bëni vetë në shtëpi

Receta për të gjitha shijet, me bazë perimet e stinës, prodhimet e qumështit, vajin e aguliçes së mbremjes dhe miellin e gështenjave.

Dëshironi të pastroni lëkurën e yndyrshme dhe të papastërt? Apo doni t’i jepni tonus fytyrës? Perveç këtyre, do mund të mesoni një receta te tjera si antirrudhë, hidratuese, ushqyese dhe zbardhuese. Maskat e bukurise kane perfitime te shumta, mbi te gjitha kur behen vete në shtëpi dhe i zgjedh perberesit me cilesi. Para se të aplikoni maskën, është e rëndësishme të ndiqni disa rregulla. Lexoni ketu se cfare hapash duhet te ndiqni perpara se te aplikoni masken.

Të lehta për t’u përgatitur dhe aplikuar, këto maska “shtëpiake” kthehen në një dhuratë të vërtetë për lëkurën e fytyrës.

mask-nat

Për të pastruar lëkurën e yndyrshme dhe të papastërt

  • Përbërësit: gjysmë lakre, gjysmë limoni dhe një jogurt i bardhë pa yndyrna.
  • Përgatitja: zieni lakrën në avull dhe kalojeni në mikser. Përziejeni pastaj me duar me jogurtin dhe lëngun e limonit, duke formuar një masë homogjene. Pastaj shtrijeni mbi fytyrë nëpërmjet një peneli të butë dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët.

Për të dhënë tonus

  • Përbërësit: një patate, gjysmë portokalli dhe miell gështenjash.
  • Përgatitja: për të realizuar miellin bazë, zieni 200 g gështenja dhe pastaj kalojini në sitë. Ndërkohë, grini hollë pataten e gjallë. Bashkojeni me miellin e gështenjave dhe lëngun e portokallit. Aplikojeni me një penel dhe mbajeni 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Për të hidratuar dhe ushqyer

  • Përbërësit: gjysmë kungulli i verdhë, një lugë vaj myshku, 80 g pana.
  • Përgatitja: ziejeni kungullin në avull, por jo shumë. Pasi të jetë bërë gati, përziejeni me panën dhe vajin, derisa të formohet një brumë i butë. Aplikojeni mbi fytyrë dhe lëreni pushim për 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët.

Antirrudhë dhe antimoshë

  • Përbërësit: gjysmë kungulli i verdhë, një lugë vaj enotera dhe miell fasulesh.
  • Përgatitja: për të realizuar miellin, zieni fasulet dhe kalojini në sitë. Ndërkohë, zieni kungullin në avull, por jo shumë. Bashkoni kungullin me miellin e fasuleve, duke shtuar një lugë vaj enotera. Aplikojeni mbi fytyrë me penel të butë dhe mbajeni 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të vakët.

Zbardhuese

  • Përbërësit: një patate, lëngun e një gjysme limoni, 80 g gjizë.
  • Përgatitja: grijeni hollë pataten në mikser. Përziejeni pastaj me gjizën dhe lëngun e limonit, derisa të fitojë një farë qëndrueshmërie. Aplikojeni me furçë dhe mbajeni për 10 minuta. Shpëlajeni me ujë të ftohtë.

femra-moderne.com