5 menyra se si mund t’i vishni Culottes edhe gjate dimrit

Pantallonat trecerekeshe te njohura me emrin Culottes keto dy vitet e fundit kane qene nder me te preferuarat per femrat. Me trendi per stine me te ngrohta se dimri, por qe mund te pershtaten edhe per stinen e dimrit.

Grate e moshave te ndryshme i kane veshur me shume kenaqesi gjate pranveres, veres dhe vjeshtes. Lajmi i mire eshte se, me pak guxim dhe shije, mund t’i kombinoni edhe ne dimer, duke perfituar nje look unik dhe terheqes.

Revista e famshme e modes Elle, ne nje nga artikujt e saj ka treguar 5 menyra se si te mund t’i veshim culottes edhe gjate dimrit. Frymezimin e kane gjetur tek ikona e modes Gigi Hadid. Duke pare stilin e saj, ketu jane menyrat per ta veshur trendin e culottes kete dimer. 

#1

Colottes te bardha kombinuar me golf te bardhe, jelek i gjate pellushi, cizme kamoshi dhe cante lekure me rrip mbi shpatull.

#2

Ne kete rast culottes jane kombinuar me xhup te fryre, kapuc, cizme te gjata kamoshi dhe cante e vogel me rrip te gjate.

#3

Per nje look sportiv, culottes me bluze dhe xhup, ndersa te kembet, corape te gjata leshi dhe atlete te bardha.

#4

Te veshura me geta te zeza poshte dhe kepuce te sheshta, pulover dhe shall.

#5

Mund t’i vishni edhe ne pune, nese i jepni nje pamje me “serioze”. Kemishe e bardhe, pallto roze dhe kepuce. Paharruar edhe aksesoret: nje ore dore dhe cante qe ben ndryshimin.

femra-moderne.com