6 frutat me te mira te janarit

6 frutat e janarit: molla, dardha, portokalli, mandarina, limoni, kivi. Konsumoni sa me shume te mundeni per nje shendet te mire gjate ketyre diteve te ftohta dimerore

Mandarina

  • Mandarina është një burim i mirë i vitaminave A dhe C. Ajo gjithashtu përmban magnez, kalcium dhe kalium. Fruti i mandarinës gjithashtu është një burim i mirë i fibrave dietike të cilat ndihmojnë tretjen e ushqimit.
  • Konsumimi i rregullt i mandarinës, rregullon qarkullimin e gjakut, përmirëson funksionim e zemrës, e ul kolesterolin në gjak si dhe është një antioksidant shumë i lartë i organizmit. Gjithashtu, kalciumi qe përmbajnë mandarinat ndihmon në shëndetin e dhëmbëve.

Portokalli

  • Portokallat s’kanë shumë kalori dhe janë plot vlera ushqyese. Ato promovojnë shëndetin e lëkurës dhe mund të ndihmojnë për të ulur rrezikun e shumë sëmundjeve, nëse janë pjesë e përgjithshme një diete të shëndetshme.
  • Një portokall ka mbi 170 lloje të ndryshme të fitokemikave dhe më shumë se 60 flavonoide. Shumë nga këto kanë treguar se kanë vetitë anti-inflamatore dhe efektet e forta antioksiduese.
  • Një portokall siguron 130 për qind të nevojave ditore të vitaminës C. Për këtë arsye portokallet lidhen me rritjen e sistemit imunitar.
  • Portokallet gjithashtu përmbajnë vitamine A, kalcium, thiamin, riboflavin, niacin, vitaminë B-6, folate, acid pantothenik, fosfor, magnez, mangan, selen dhe bakër.

Limoni

  • Vetitë mjekësore të limonit kushtëzohen nga prania në të e një sasie të madhe vitaminash, kryesisht të vitaminave C dhe P. Nga të gjitha agrumet, frutat e limonit kanë efekt shërues më të theksuar. Ato përdoren kundër sëmundjeve që shoqërohen me ethe, janë freskuese dhe ulin temperaturën. Efekt të dukshëm ato japin në hipovitaminozat dhe avitaminozat.
  • Limonat konsiderohen si ilaçi më i mirë antiskorbutik dhe duhet të përdoren nga të gjithë. Frutat e limonit përmbajnë acid askorbinik (vitaminë C), vitamina P, B dhe karotinë, acid citric, sheqer dhe në lëvozhga ka vaj eterik.

Dardha

  • Dardha dhe sidomos lëkura e saj janë të pasura me antioksidantë, përbërës kimikë antikancerozë. Dardha është një burim i pasur fibrash ushqimore, shumë të rëndësishme për rregullimin e qarkullimit të zorrëve dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Duhet theksuar se lëkura përmban më shumë fibra se pjesa e brëndshme.
  • Lengu i dardhes qeteson fytin e irrituar nga kolla. Dardha qeteson djegiet e stomakut, gastritit, kolitit dhe ka veti diuretike, duke nxitur jashteqitjen.

Molla

  • Molla është një nga frutat që do të cilësohej për vlerat e saj. Ka një pafundësi vlerash që kurojnë dhe na bëjnë mirë për shëndetin. Duke filluar që me farat e saj të cilat përmbajnë albuminë dhe yndyrë. Molla si frut ka veti freskuese, qetësuese dhe zbutëse.
  • Thonë se lëkura e mollës ka një përqindje të mirë të substancave të nevojshme. Vitamina të tilla si B1, C, E, P, B2, PP ndodhen pikërisht nën lëkurë. Ndaj nëse do të konsumonit mollë, e cila rekomandohet të paktën një në ditë, është më mirë të jetë me lëkurë.

Kivi

  • Kivi është i pasur me fibra dietike dhe është një zgjedhje shumë e shëndetshme për diabetikët pasi ai ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit.
  • Kivi është gjithashtu i dobishëm në parandalimin e kollitjes. Është i njohur si një furnizues shumë i mirë i dy vitaminave C dhe K.
  • Fruti i kivit, gjithashtu, mund të parandaloj astmën dhe kancerin e zorrës së trashë. Si një frut i ëmbël dhe i vogël me një shije të veçantë, ai gjithashtu ka fuqinë për të mbrojtur sytë.

femra-moderne.com