Pranvera eshte e mbushur me ftesa per evente te ndryshme, sic jane festat e 7-8 marsit, Dita e Veres, fejesa por edhe dreka e darka familjare e shoqerore. Per kete arsye po ju prezantojme disa menyra kombinimesh, qe te mos stresoheni se cfare do te vishni per t’u pershtatur me mire
Gjetja e veshjes së duhur nuk është aq e vështirë: duhen marrë në konsideratë dy detaje të rëndësishme. E para është që të shqyrtojmë vendndodhjen (ose temën e ceremonisë).
Në fshat, në qytet, në mbrëmje: çdo situatë kërkon disa truke të vogla, si një fustan i gjatë dhe i çmuar ose një palë taka të rehatshme për të mos ju ngecur taka në bar gjatë aperitivit.
Pika e dytë është sigurisht stili personal, ndoshta më i rëndësishmi dhe më i vështirë për për tu interpretuar. Për këtë ne kemi zgjedhur 6 raste për të cilat kemi rikrijuar sa më shumë kombinime. Lëreni mënjanë çdo hezitim dhe bëhuni gati për t’u përballur me çdo event me veshjen ideale.
CHIC me një fund të ngushtë
Femërore dhe pak një divë e vogël: pantallona të gjera dhe këmishë, këpucë të hapura dhe syze dielli maxi. Një kombinim i gjithanshëm, sepse është i përshtatshëm për shumë lloje të ceremonive.
Romantike me ngjyrat pastel
Veshja e një romantikeje ngjyroset me rozë. Frutulla, stampime me lule, dantella e aplikacione në këpucë, të cilat janë me takë të mesme.
Për një event në fshat
Kur një feste organizohet në fshat është këpuca që luan një rol themelor. Që mos tu ngelet taka në livadhe, zgjidhni këpucë të sheshta ose me takë ortopedike dhe disa detaje lulesh (të cilat kurrë nuk janë jashtë diskutimit).
RETRO-STYLE me pika polka dhe kapelë
Këto pika polka na bëjnë të mendojmë për Julia Roberts në Pretty Woman. Për këtë arsye, një jumpsuit (kominoshe) me polka, e kemi kombinuar me një rreth të vogël që menjëherë e bën një event te duket mbretëror.
Per mbrëmjet, dritë jeshile për fustanet e gjata
Kur festimet fillojnë në perëndim të diellit, rrugë të lirë fustaneve të gjatë dhe aksesorëve shkëlqyes. Ari, argjendi, disa bizhuteri dhe efekti i tapetit të kuq është arritur. Mbani mend: jo me të bardha!
EASY me pantallona dhe kepuce balerina
Ju nuk jeni të dashuruara pas takave dhe fustaneve shumë të ekzagjeruar? Zgjidhni pantallona, një bluzë dhe një këpucë të sheshtë.