Zbulo si të vish në formë me kosto zero me lëvizje të thjeshta.
Punë intensive, stresi, shtatëzanitë, kanë ndikim të madh në peshën dhe metabolizmin tuaj. Kur ndihesh jo në formë është më e lehtë të biesh viktimë e nervozizmit, lodhjes dhe depresionit. Ja përse është e rëndësishme të rigjesh harmoninë në nivelin fizik dhe mendor.
Praktiko vrapin
Të vraposh stërvit zemrën dhe shkarkon tensionin. Avantazhi? Mjaftojnë një palë këpucë të përshtatshme dhe një veshje funksionale. Aktiviteti fizik, i bashkuar me përfitimet e dielllit stimulon prodhimin e endorfinës dhe e ndihmon trupin të dobësohet dhe djersisë. Kursen për abonimin në palestër dhe mëson një stil të ri jete: kush praktikon vrapin e konsideron atë një rit të vërtetë.
Detoksikimi
Shfrytëzo ditët e ngrohta për të mbledhur gjethe e lule që mund t’i përdorësh për çajra të ndryshme. Kujdes duhet t’i njihni bimët që do të përdorni në mënyrë të saktë. Lulet e radhiqes dhe hithra janë shumë të mira për pastrimin e organizmit. Rrugë e lirë për ujin: sipas studimeve dy gota ujë përpara vakteve favorizojnë dobësimin.
Gatuaj më shumë
Sa herë ju ndodh të hani gjënë e parë që ju qëllon? Shpesh sakrifkojmë kohën për të gatuar, por t’i dedikosh mjaftueshëm kujdes ushqimit të jep një ndihmë të rëndësishme për shëndetin dhe mirëqënien mendore.
Lëviz ECO
Biçikletë, monopatina, përdori të gjitha. Të ecësh në këmbë ose me biçikletë është ekologjike, të bën të kursesh benzinë. Shërbimet urbane të detyrojnë të vraposh. Ecni të paktën 30 minuta në ditë, ka efekt antimoshë dhe stërvit fizikun dhe ngre rezistencën dhe forcën.
Zakone të mira dhe të këqija
Ke gjithmonë një karamele në çantë? Mos i bli më. Të humbasësh zakonet e këqija është e thjeshtë. Me mire mbaj në çantë një banane, e pasur me kalicum. Gjatë vakteve pini ujë, pasi favorizon pastrimin e trupit.
Shfrytëzo internetin
Në internet ka shumë propozime si mund të stërviteni në kushtet e shtëpisë. Ushtrimet mund t’i bëni kur keni pak kohë të lirë.