Kush ka vajzë, e di më mirë
Vajzat janë me të vërtetë “sheqer dhe piper”. Vajza të bën të kuptosh se ulërima nuk është gjë e keqe. Dhe me ulërimë, nënkuptohet që vajzat e besojnë një gjë aq fort, saqë do të ulërasin nga maja e çatisë për të, duke mos e vrarë mendjen për ata që urrejnë, ata që dinë të thonë jo dhe as për kllounët …
Dhe si përfundim…. kush do të donte të mos e kishte atë buzëqeshjen me dhëmbët e vegjël, dhe puthjen e mëngjesit?
- Të kesh vajzë do të thotë të kalosh pjesën më të madhe të kohës duke e dëgjuar të flasë: përgatitu për monologjet e saj. Por… është e pabesueshme se sa shumë gjëra mund të mësosh nga bija jote, sikur të jesh i gatshëm të ulesh e ta dëgjosh.
- Ka një marrëdhënie speciale mes baballarëve dhe vajzave. Si i thonë: “Babai duhet të jetë heroi i parë i të birit dhe dashuria e parë e të bijës”.
- Do të përfundosh duke blerë më shumë gjëra, se të gjitha ato që do të ketë nevojë gjithë jetën.
- Kush thotë që vajzat nuk janë të forta, të shpejta dhe të zonjat si bijtë, e thotë sepse nuk ka patur asnjëherë një vajzë.
- Një ditë vajza jote do të të thotë “të urrej”, por nuk e mendon vërtetë. Vajzat janë shumë impulsive.
- Vajza jote do të jetë gjithmonë “zamka” e familjes. Ajo do të dijë si të mbajë të bashkuar njerëzit e rëndësishëm.
Burimi: Bota.al