Hiqini duart nga patatinat! Ushqimet e vërteta për të pasur një fytyrë, këmbë dhe vithe si top modele i gjeni më poshtë. Lexoni!
1. Bajamet dhe lajthitë

Nëse lëkura juaj është e ndjeshme, skuqet shpejt dhe priret të plasaritet, mbrojeni duke ngrënë në mëngjes një grusht me bajame dhe lajthi: përmbajnë vitaminë E, e cila zbut lëkurën. Shtoni një kivi: vitamina C nxit sintezën e kolagjenit.
2. Akullore dhe kos frutash

A e dinit që ato ju dobësojnë? Sepse kompletojnë racionin tuaj të përditshëm me kalcium. Mungesat e këtij minerali mund të ndërhyjnë me aftësinë tuaj për të djegur yndyrnat.
3. Salmoni

Nuk është si lifting, por po të hani sa më shpesh pjata me bazë të këtij peshku e mbani lëkurën tuaj elastike, sepse e furnizoni me substanca që formojnë kolagjenin.
4. Qepa

Mos i rrudhni hundët! Qepa ju furnizon me shumë flavonoide, efikase kundër radikaleve të lira: përgjegjësit kryesorë të rrudhave. Ndërmjet të tjerave, acilina (ajo e bën qepën të mbajë erë) ndihmon në dezinfektimin e zorrës. Ajo gjithashtu ju ndihmon të pastroheni, lëkura juaj do të jetë më e pastër. Hajeni të pjekur: është shumë e mirë për aromën e gojës.
5. Luleshtrydhet

Janë të pasura me acid elagjik, një antioksidues që mbron lëkurën nga dëmet e shkaktuara nga cigaret. 8-10 fruta në ditë ju furnizojnë me sasinë e duhur të vitaminës C, e nevojshme për trupin tuaj.
6. Ananasi

Ju ndihmon të shfryheni dhe të parandaloni celulitin. Hani një fetë gjithmonë pas një ushqimi që keni gatuar në furrë: bromelina ndihmon në tretjen e proteinave, duke
shmangur puçrrat.
7. Ribesi (rrush frëngu)

Ju kanë dalë kapilarë në këmbë? Hani një filxhan me ribes në ditë: do të furnizoheni me
vitaminë C, bioflavonoidë dhe betakaroten, të gjithë “miq” që mbrojnë enët e gjakut.