Le të jemi të sinqertë, çifti pas marteses pëson mjaft ndryshime po ta krahasojmë me kohën kur ato ishin të dashuruar apo të fejuar.
Por le të shohim më në detaje se ku konsistojnë këto ndryshime tek femra dhe tek mashkulli, të cilave ne i kemi futur pak humor brenda.
Për femrën
1. Mbaron koha e bollshme për t’u zbavitur dhe fillon me punët e shtëpisë.
2. Nuk mund të refuzosh asnjë gatim të vjehrrës edhe kur nuk e pëlqen: të merr inat burri.
3. Ti je gjithmonë ajo që duhet të lësh punën për t’u kujdesur për fëmijët.
4. Në përpjekje për të treguar se çdo gjë është si më parë, organizon plane për të dalë me shoqet, që pastaj i anullon se ndihesh fajtore ta lësh vetëm.
5. Mënyra se si ai lë banjën pasi lahet, të acaron nervat.
6. Pas gjashtë muajve të parë, ai harron të të bëjë dhurata.
7. Pas 12 muajve, ti heq dorë nga depilimi i rregullt i këmbëve.
8. Pas 12 muajve, të dy filloni t’i prisni thonjtë e këmbëve mbi krevat.
9. Ndjen inat që ai harxhon para për dvd, kur shumë mirë mund të blinte dy abazhurë.
10. Shoqet beqare të ngjallin një ndjenjë të çuditshme keqardhjeje dhe zilie.
11. Ti insiston që ai të djegë gjithë fotografitë e ish të dashurës.
12. Të tërbon ideja se ai mund të ketë nostalgji për kohën kur ishte beqar.
13. Nga mënyra se si ai e përplas derën, ti e kupton se në ç’gjëndje ndodhet.
14. Të dy keni filluar të shtoni peshë.
15. Mamaja jote duke u munduar që t’ju ndihmojë vjen shpesh tek ju, ai ndihet i bezdisur se nuk po e sheh rehat filmin e tij të preferuar.
16. Babai i tij të tregon se ai ka qenë fëmijë i çuditshëm dhe ti fillon ta kuptosh arsyen.
17. Ti shpreson që ai të bëhet si i ati.
18. Ai shpreson që ti të mos i ngjash mamasë tënde.
19. Të dy doni të ikni nga një mbrëmje 45 minuta pasi ajo ka filluar. Një film do ju kënaqte më shumë.
20. Ai të dhuron një videokasetë, në mënyrë që ta përdorë vetë.
21. Shokët e tij të thonë se je gjëja më e mirë në jetën e tij. Të duket si tallje.
22. Shokët e tij do i tregojnë ish të dashurës së tij se në lidhjen tuaj kanë filluar çarjet.
23. Për muaj me rradhë je përpjekur të shmangësh njerëzit që të thërrasin me mbiemrin e burrit tuaj.
24. Të duhet të thuash për gjithçka: “Duhet të bisedojmë”.
25. Të duket e çuditshme kur të thotë “gruaja ime”, por nuk të bezdis.
26. Ai pret që ti të mbash mend datëlindjen dhe numrin e telefonit të nënës së tij.
27. Ndonjëherë kupton se e martuar ndihesh rehat dhe e sigurtë.
28. I keni mësuar përmendësh anektodat e njëri-tjetrit.
29. Çuditërisht një shishe uiski ka gjetur derën e shtëpisë suaj.
30. Ai akoma nuk ka mësuar t’i bëjë gjërat vetë.
Për mashkullin
1. Nuk rri dot në shtëpi në çdo orar, se ajo fillon e bezdiset: dëgjon gjithnjë e më shpesh shprehjen e saj të famshme: “Mos më rri gjithë ditën nëpër këmbë”.
2. Ti kurrë nuk ke pse blen kartolina, apo dhurata për Krishtlindje. Me përjashtim të dhuratave për atë.
3. Nuk ke pse mban mend emrat e niprave, mbesave, kushërinjve, sepse çuditërisht, ajo mban mend gjithçka… madje edhe me kë janë të martuar.
4. Harron të bësh disa punë që dikur i bëje me qejf, ndërsa tani i bën ajo.
5. Ajo papushim kërkon të ndryshojë guardarobën pa e vrarrë mendjen për të ardhurat.
6. Për herë të parë që kur ishe 13 vjeç, e sheh veten duke pyetur për pothuajse gjithçka.
7. Të duhet të zgjedhësh mes 27 lloje shamposh e balsamësh dhe ke dikë me të cilin të ndash edhe briskun.
8. Që në dy vitet e para nuk mundesh të lësh asnjë takim pa u konsultuar më parë me atë.
9. Në asnjë mënyrë nuk do të lë të ndjekësh të gjitha ndeshjet e Kupës së Botës ose edhe një film aksion.
10. Gjithmonë do çuditesh pse ajo është kaq e çmendur pas të brendshmeve.
11. Ajo nuk të lë rehat kur shihni në rrugë një ish të dashurën tënde edhe pse ti e ke fshirë komplet nga kujtesa.
12. Dhe ti nga inati s’i toleron të afërmit e saj.
13. Brenda pesë viteve të para fillon të ndjekësh në televizor telenovela pa fund.
14.Fshehurazi ti i gëzohesh idesë se ajo është prona jote… …por prapë fshehurazi ti e urren idenë e të qenit pronar.
15. Nëse gjendja ekonomike është e keqe, ajo ta le kuletën ty, sapo përmirësohet kërkon ta mbajë vetë.
16. Edhe pse keni shumë gjëra njëlloj, ajo përsëri përdor gjërat e tua.
17. Dikur blinit dhurata për njëri-tjetrin. Tani vetëm për shtëpinë.
18. Të dashurit shkojnë të shohin ndeshje futbolli, të martuarit, jo.
19. Dhe ajo përnjëherë do fillojë të të trajtojë sikur të ishe fëmijë.
20. U martuat sepse kishit përputhje në jetën intime? Tani qëndroni të martuar sepse keni interes të përbashkët në mobiljet e shtëpisë.
21. Beqarët ankohen për jetë intensive intime. Ju ankoheni për të kundërtën.
22. Kur bëheni me fëmijë, ti fshehurazi bëhesh xheloz për vëmendjen që i kushton bebes.
23. Çdo grua mendon se i shoqi do të ndryshojë. Por ai nuk ndryshon. Çdo burrë shpreson se gruaja e tij nuk do të ndryshojë. Por ajo ndryshon.
24. Nëse ora 4 e mëngjesit dikur ishte fundi i një nate të gjatë, tani është fillimi i një dite të gjatë.
25. Kur dilni, ndonjëherë ajo bisedon me miqtë dhe gati harron fare se je edhe ti aty.
26. Gati i harron fare lokalet.
27. Duhet të sillesh mirë me burrin e shoqes së saj të ngushtë, edhe kur ai nuk të pëlqen.
28. Ajo vë kremëra në fytyrë kur bie të flerë dhe nuk vesh më çorape të holla.
29. Nuk pi dot një gotë se po ndjeu erë alkooli ajo fillon të të akuzojë si pijanec.
30. Pyet veten, a ishte e nevojshme të shisje motorrin, për t’i blerë unazën e dasmës.
©Revista Femra Moderne