Ja disa arsye pse boronicat rekomandohen për t’u ngrënë çdo ditë. Rekomandohet ngrënia e një grushti boronicash për çdo ditë.
1.	Forcojnë imunitetin: Boronicat janë të pasura me antioksidantë që forcojnë sistemin imunitar, duke neutralizuar efektet e radikaleve të lira dhe duke larguar toksinat.
2.	Rregullojnë nivelet e sheqerit në gjak: Boronicat kanë një indeks të ulët glikemik, i cili është arsyeja pse rekomandohen për diabetikët. Ato janë të pasura me vitaminë C dhe janë një burim i shkëlqyer i fibrave, si dhe ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak.
3.	Mbrojnë zemrën: Këto fruta përmbajnë substanca që reduktojnë rrezikun e akumulimit të depozitave yndyrore dhe për këtë arsye mbajnë larg sëmundjet e zemrës. Studimet kanë treguar se konsumimi i rregullt i boronicave zvogëlon rrezikun e sulmeve në zemër, veçanërisht te femrat.

4.	Ngadalësojnë plakjen e trurit: Të pasura me antioksidantë dhe përmbajnë flavonoid antocianinë, i cili ngadalëson plakjen e qelizave të trurit. Ato kontribuojnë për mësim më të mirë, përmirësimin e aftësive motorike dhe ngadalësojnë çmendurinë.
5.	Kundër rrudhave: Boronicat janë të pasura me polifenole dhe antioksidantë që ruajnë elasticitetin e lëkurës, nxisin prodhimin e kolagjenit dhe reduktojnë rrudhat.
6.	Përmirësojnë shikimin gjatë natës: Boronicat përmbajnë antocianinë, e cila përmirëson shikimi natën dhe rrit qarkullimin e gjakut në sy. Konsumi i ketyre frutave ndihmon përshtatjen në errësirë, kurse boronicat e thata janë po aq të mira sa ato të freskëta.
7.	Forcojnë kockat: Këto fruta janë të pasura me polifenole që nxisin forcimin e kockave dhe rekomandohen për njerëzit që vuajnë nga artriti. Studimet kanë konfirmuar se boronica parandalon humbjen e masës së eshtrave pas menopauzës.
femra-moderne.com