7 arsye pse femrave u bie deshira per te bere dashuri pas martese

Tek disa cifte, pas martese bie deshira per te bere dashuri. Arsyet jane nga me te ndryshmet, qe nga lodhja, stresi, rutina, etj. Por aty ku ka deshire, ka edhe zgjidhje.

Nuk bëjmë dashuri, sepse jam e stresuar

Është klasike: të zhytesh në krevat pasi ke parë televizor ose pasi ke hekurosur një pirg me këmisha, duke shpresuar, madje duke u lutur, që ai të qëndrojë edhe pak nga dhoma tjetër dhe kur të vijë t’ju gjejë në fazën e plotë të gjumit rem. Ndoshta do të kishim dëshirë për diçka më shumë se puthja e thjeshtë, që ia japim para se të biem në një lloj katalekse. Por jemi tepër të lodhura. E kështu shtyhet përpara me një agjërim të detyrueshëm, të padëshiruar, por të pësuar, për shkak të ritmeve të çmendura të ditëve tona. Stresi prek edhe te partneri, ja pse shpesh situata reziston: që të dy janë tepër të lodhur për të bërë dashuri. Por më të prekurat janë gratë. Dhe më shumë nga lodhja mendore, sesa nga ajo fizike. Gratë e kanë kokën të mbushur me gjithë gjërat që nuk kanë bërë dhe me ato që do të bëjnë ditën tjetër. Nuk ka vend për dëshirën: mendimet “e mbijetesës së përditshme” zënë tërë vendin.

Zgjidhja.Të bërit dashuri eleminohet, sepse është i panevojshëm, një taktikë kjo ekzistenciale: energjitë ruhen për gjëra të tjera më të ngutshme. Këshilla? Pyesni veten nëse duhet ruajtur seksualiteti në rrjedhën e jetës sonë. Sepse, sa më sumë të largoheni nga partneri, aq më të vështira për t’u kapërcyer bëhen distancat. Në këtë pikë, duhen kërkuar hapësira të lira, mosveprimtari absolute, për të kuptuar që është e mundur të ngadalësoni vrapin dhe të rigjeni vetveten, partnerin dhe dëshirën.


Nuk bëjmë dashuri, sepse nuk kam ndjenja

Po sikur ky bllokim të ndodhë për shkak të ankthit të rendimentit. Është një fenomen që prek edhe gratë. Frika e të ndjerit e papërshtatshme, e moskorrespondimit me kërkesat e partnerit mund të shkaktojë një lloj pandjeshmërie, prandaj edhe dëshira nuk ekziston. Dhe mendohet: më mirë ta shmangim.

Zgjidhja. Nëse nuk ekzistojnë shkaqe konflikti me partenrin, nëse, pikërisht, kuptoni se e dashuroni, duhet ta kërkoni arsyen e këtij ankthi brenda jush. Nga çfarë varet? Për shembull, nga një familjaritet i mangët me trupin tuaj. Ngaqë e keni të vështirë ta lëshoni veten, për shkak të një karakteri shumë të kontrolluar, të ngurtë? Apo nga ndonjë vizion paksa antik i seksualitetit, në të cilën të bërit dashuri mbahet akoma si mëkat? Rruga që duhet të ndiqni? Të rifilloni gati nga zero. Me përkëdhelje, me puthje, duke shijuar kënaqësinë që mund t’ju japin këto gjeste intimiteti. Duke përfshirë partnerin në kërkimin tuaj të ëmbëlsisë dhe përkujdesjeve. Në një lloj zbulimi të seksualitetit, kryer “duke u mbajtur për dore”, gradualisht, mund të zgjidhen këto bllokime relative me ndjesitë e kënaqësisë.


Nuk bëjmë dashuri, sepse është gjithmonë e njëjtë

Thënë ndryshe, më mirë agjërimi, sesa një eros i zakonshëm, rutinë dhe shumë i mërzitshëm. Erotizmi është kënaqësi, nëse kthehet në detyrë dhe lodhje, kush e bën më? Në të vërtetë, duhet t’i përmbysim termat e këtij pohimi: duke nxjerrë në pah pse seksualiteti është gjithmonë i njëjtë, çfarë nuk pëlqehet dhe çfarë nuk është pëlqyer kurrë në një raport.

Erotizmi është kënaqësi, nëse kthehet në detyrë dhe lodhje, kush e bën më?

Zgjidhja. Një e vetme: një rikthim prapa, për të kuptuar çfarë shkonte më parë dhe tani jo më. Pyesni veten se çfarë dëshironi. Hetoni mbi fantazitë tuaja. Zakonisht nuk janë situata të vështira për t’u korrigjuar. Ndoshta edhe partneri vuan nga e njëjta arsye dhe do të dëshironte ta rinovonte erotizmin. Me të vërtetë që nuk ia vlen të hedhësh gjithçka tutje, nga frika e të folurit. Pakëz besueshmëri, bashkëpunim, ndërfutja e një elementi inovativ dhe paksa jashtë rregullave dhe ja, si me magji, rifitoni kuotë.


Nuk bëjmë dashuri, se jemi bere me fëmijë

Me një të sapolindur, fringo të ri, është gati automatike që të bjerë një goxha sipar mbi erotizmin, të bërit dashuri dhe dëshirën. Netët e gjata kalohen me veshët pipëz, gati për të kërcyer në këmbë edhe me më të voglën zhurmë që vjen nga djepi. E gjithë kjo është e pranueshme në periudhën e parë të sistemimit: kur çifti duhet të kuptojë që nga dy kanë kaluar në tre. Përveç kësaj, te gratë vihet re një rënie e përqindjes së estrogjenëve gjatë periudhës së ushqimit me qumësht: fenomen ky që mund të ndikojë rëndë mbi dëshirën. Pikërisht, por pastaj? Kur të voglit tashmë i është larguar gjiri, ose shkon në çerdhe, kopsht, në shkollë fillore apo të mesme? Nga njëra anë, disa çifte kanë frikë “se mos zbulohen” ndërsa bëjnë dashuri dhe në këtë mënyrë t’i shkaktojnë trauma fëmijës.

Zgjidhja. Ç’kuptim ka të heqësh dorë nga të bërit dashuri, sepse janë fëmijët? Nga ana tjetër, në njëfarë pike, duhet të rihysh në lojë. Duke kapërcyer ato rezistenca psikologjike që, ndoshta, na bëjnë të ndjehemi më shumë prindër, se të dashur. Nëse brenda një kohe të shkurtër nuk vendoset një jetë intime normale, ja tek del rreziku më i madh: çifti mund të transformohet në çift vetëm prindëror.

Të mospëlqyerit e vetvetes për shumë gra do të thotë edhe të mos pëlqehen nga të tjerët – pjesërisht është edhe faji i mediave, që na bombardojnë me imazhet e një feminiliteti perfekt

Nuk bëjmë dashuri, sepse nuk e pëlqej veten

Tre kile më shumë, një ndryshim mase dhe automatikisht ndjeheni “të lëna” jashjtë nga çdo ambicje joshjeje. Të mospëlqyerit e vetvetes për shumë gra do të thotë edhe të mos pëlqehen nga të tjerët. Sigurisht, pjesërisht është edhe faji i mediave, që na bombardojnë me imazhet e një feminiliteti gjithnjë e më i drejtuar nga perfeksionizmi. Por edhe këtu “të dua” mbetet: mohimi i të bërit dashuri krijohet nga një konfikt me vetveten, jo me partnerin.

Zgjidhja. Zakonisht, ekziston një pasiguri bazë nga ana e femrave që i përjetojnë të metat e vogla estetike si një seri kërcënimesh ndaj fuqisë joshëse vetjake. Gjatë të bërit dashuri, trupi përfaqëson një mjet për të arritur kënaqësinë. Paaftësia për t’u pranuar fizikisht kompromenton raportet intime. Ç’duhet bërë atëherë? Strategjia më efikase është të kujdeseni për trupin tuaj. Të mësoni ta doni. Ta përkëdhelni. Përkujdesje të vogla që janë më efikase se dietat drastike dhe dënuese. Duhet patur parasysh që erotizmi përbëhet nga pesë shqisa dhe jo vetëm nga ajo pamore. Një parfum, një ton zëri, një përkëdhelje, mund të jenë më joshëse për një mashkull, sesa një trup i përsosur, por krejtësisht pa shprehi.


Nuk bëjmë dashuri, sepse… nuk e di

Nëse çifti funksionon nga një pikëpamje emocionale-sentimentale, një agjërim pa arsye konkrete i lë mjaft të pavendosur. Shpesh kalohet në një jetë të përbashkët pa bërë dashuri, pikërisht sepse bëhen shumë të afërt. Miq dhe bashkëjetues, që ndajnë të njëjtin kulm e krevat, por pa shkuar më tej. Ajo që mungon është joshja, ai pakëz mister i nevojshëm, për të krijuar kuriozitetin dhe si rrjedhojë mundësinë për të tërhequr tjetrin. Për shembull, nëse në mbrëmje zhvisheni përpara atij siç bëni kur shkoni në palestër, atëherë nga erotizmi mbetet shumë pak.

Kultivoni ineresa të tjera personale, që s’kanë lidhje me sferën familjare dhe atë të çiftit – keshtu mund të fitoni atë pakëz mister dhe joshje, që rutina dhe jeta e përditshme i kanë zhdukur.

Zgjidhja. Këshilla në raste të tilla? Përpiquni të fitoni pak distancë: krijoni hapësira private, territore personale, që ju largojnë paksa nga jeta simbiotike me partnerin.
Vlerësojeni erotizmin si joshje, si bashkëpunim. Duke kultivuar edhe ineresa të tjera personale, që s’kanë lidhje me sferën familjare dhe atë të çiftit. Në këtë mënyrë mund të fitoni atë pakëz mister dhe joshje, që rutina dhe jeta e përditshme i kanë zhdukur. Por, thelbësore është të mos lini të kalojë shumë kohë. Sepse situata mund ta kristalizohet. Të ngurtësohet. Dhe, në këtë pikë, strategjitë funksionojnë më pak.


Nuk bëjmë dashuri, sepse ai nuk është i aftë

Një partner që, përsa i përket etotizmit, nuk ia kërcet fare? Edhe kjo mund të jetë një arsye për të agjëruar. Por s’bëhet fjalë për një rast dramatik.

Zgjidhja. Sot më shumë se kurrë, femrat, të vetëdijshme për trupin e tyre, dëshirat dhe kënaqësinë, u mësojnë partnerëve se çfarë duan. Fjalët për ta thënë? Më mirë të mos flisni gjatë raportit, por gjatë një momenti neutral. Ndoshta, duke e thënë me shaka, me pak fjalë, jo me ton akuzues ose prej mësueseje. Sigurisht, një partner që na do, padyshim që nuk do të tërhiqet. Dhe “mësimet”, jo vetëm që do t’i mundësojnë atij të kuptopjë se çfarë duam, por mund të bëhen edhe, nëse zhvendosen në kuadrin e lojës dhe bashkëpunimit, në momente tepër erotike.

Marre nga revista Femra Moderne.

recursing-snyder.88-198-36-142.plesk.page

Start typing and press Enter to search