7 hapa për të rritur inteligjencën emocionale të fëmijëve

Te gjithe ne duam te rrisim femije te lumtur dhe te suksesshem. Prandaj eshte e kuptueshme pse duhet te punojme dhe te zbulojme se si ta bejme te mundur kete gje.

Hapi 1: Qe te jene te lumtur dhe te suksesshem ata kane nevoje te zhvillojne marredhenie te mira.

Hapi 2: Qe te zhvillojne keto marredhenie, ata kane nevoje per inteligjence emocionale adekuate.

Hapi 3: Qe te zhvillojne inteligjencen emocionale, prinderit mund t’i ndihmojne duke qene shembulli model i sjelljes se mire ne dashuri dhe partneritet.

1. Mësojini “të jenë në drejtimin e duhur”

Marrëdhënjet janë dinamike dhe ato ndërtohen nga ndërveprime të vogla ku secila palë është e interesuar të dëgjojë palën tjetër. Julie dhe John Gottman, nje cift psikologesh qe studiojne kete fushe, i pershkruajne keto nderveprime si “mikro-sjellje” ose “oferta te vemendjes”.

Ne “ofrojme vemendje” per njerezit qe na interesojne duke bere gjera. Per shembull, e nisim me nje bisede, duke shpresuar se ata do na tregojne interes dhe ngrohtesi. “Te kapesh” keto “oferta” dhe te tregosh se e vleresoni marredhenien, duhet te degjosh ne menyre aktive dhe te tregosh empati.

Per shembull, ju mund t’i tregoni bashkeshortit/es “Sot mesova dicka te re.” Ju do shpresoni qe ai/ajo te “kthehet ne drejtimin e duhur” duke ju thene: “Vertete? Pa me trego…” dhe jo duke jua kthyer: “S’e shikon qe jam i/e zene tani?!!”

Mësojini fëmijët të tregojnë interes kur një person i dashur për ta po kërkon vëmendjen e tyre.

2. Mësojini të refuzojnë me mirësjellje kërkesat për vëmendje

Sigurisht që nuk mundemi të tregojmë interes dhe të japim vëmendje sa herë që na i kërkojnë. Pra, ne ato raste kur nuk kemi kohe per t’ju pergjigjur kerkesave per vemendje, te paktem t’i refuzojme me miresjellje. Keshtu, mund  te tregojne se vazhdojne ta vleresojne marredhenien.

3. Mësojini ata të “mbingarkohen pa i zënë paniku”

Situatat negative ndonjehere përkeqësohen më shumë, kur i lejojme emocionet negative të pëhapen. Qellimi eshte te mbajme nen kontroll emocionet, edhe ne ato raste kur nuk e keni kontrollin e situates.

Psikologet thone qe eshte nje aftesi shume e mire per nje marredhenie, te mesosh te jesh i stresuar, pa ja “shfryre” njerezve tuaj me te dashur dhe te afert. Nje shprehje e autorit H.G. Wells, qe duhet mbajtur mend ne keto raste thote se “kriza e sotme eshte shakaja e te nesermes”.

Kete duhet t’ja mësojme edhe fëmijëve: të përballojnë situatat stresuese, pa u shfryrë tek njerëzit e afërt.

4. Mësojini të “bëjnë rregullime”

Te gjithe bejne gabime dhe kushdo mund t’i lendoje njerezit e dashur. Megjithatem, modeli kryesor qe ju duhet t’i jepni femijeve tuaj, eshte se si te reagojne pasi e kane “prishur” muhabetin.

Sekreti eshte tek “rregullimi” – domethene te kerkosh falje kur je treguar nervoz apo je shfryre tek dikush tjeter. Te kerkosh falje eshte nje menyre per te treguar se te interesojne ndjenjat dhe nevojat e njerëzve që doni.

5. Mësojini ta tregojnë dukshëm vlerësimin për të tjerët

Ne flasim për mirënjohje, por duhet te bejme dallime te rendesishme. Te mesojme te themi me ze te larte se jemi mirenjohes dhe te specifikojme njerezit specifike per te cilet jemi mirenjohes. (Me emer, te gjithe ata qe duam dhe vleresojme).

Si prinder duhet te mesojme te bejme me shume komplimente. Keshtu tregojme modelin se si te tregohemi mirenjohes ndaj tjereve duke e thene me ze.

Edhe ne gjerat me te vogla, vleresojini njerezit kur i bejne mire dhe sakte. Femijet i ndihmon kur degjojne prinderit t’i thone kete vleresime.

6. Mësojini se përçmimi është i palejueshem

E kunderta e dashurise nuk eshte urrejtja, eshte apatia. Me pas vjen mosperfillja. Ajo i shkaterron marredheniet. Sipas psikologeve kjo eshte shenja e hershme e nje marredhenie martesore qe ka mundesi te deshtoje.

Ne te gjithe mund te nevrikosemi me njerezit qe duam. Ndonjehere ata bejne gjera qe ne s’e dime se si t’i kuptojme. Megjithekete, gjeja e rendesishme eshte t’i mesojme femijet se kjo nuk e “trondit” dashurine.

Dhuna emocionale eshte mosperfillje. Nese nje femije rritet ne nje shtepi te tille [per shembull, nese babai e ul nenen, djemte do te mendojne se kjo eshte nje sjellje e lejueshme]. Dhe vajzat do mendojne se eshte e pranueshme te trajtohesh ne kete menyre.

7. Mësojini fëmijëve të mos bëjnë shaka të liga

Fëmijët mund të bëjnë shaka, por kur shakatë janë batuta tendecioze për të ulur imazhin e tjetrit, marrëdhënjet ftohen dhe përkeqësohen. Shmangni dhënjen e këtyre modeleve që tregojnë thjesht një mungesë të inteligjencës emocionale.

Sigurisht qe ata mundet dhe duhet te tregojne shaka. Megjithate, shakate e keqija jane “kusherira” te perçmimit. Jane nje menyre per te treguar mosperfillje. Dhe e thame me lart qe perçmimi dhe mosperfillja jane shkaterruese per nje marredhenie.

Nje shaka e lige mund te jete kjo, kur gruaja thote “Po mendoja…” dhe bashkeshorti e nderpret duke qeshur: “E dashur, pse mendon ti?” Imagjinoni sa lenduese eshte nje shaka e tille per bashkeshorten, por edhe per marredhenien e tyre. Dhe kjo e gjitha per shkak te mungeses se inteligjences emocionale te bashkeshortit.

Pervec ketyre, duhet t’u mesosh femijeve ruajtjen e marredhenieve nder breza dhe te punoni per te percaktuar vlerat dhe kulturen qe ne shtepi.

Lexoni artikullin origjinal                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                   .

femra-moderne.com