7 menyra te pazakonta per te perdorur patatet

Zor te gjen mbi Toke njerez qe nuk i duan patatet. Patatet jo vetem qe jane te ushqyeshme, por janë një burim i pasur i vitaminës C dhe B6, manganit, fosforit, niacinës dhe acidit pantotenik.

Patatet kanë shumë pak kalori, nëse nuk janë të skuqura. Një patate mesatare përmban 110 kalori. Fibra dhe kaliumi tek patatet ndihmojnë në uljen e kolesterolit, rrjedhimisht duke ulur edhe tensionin e gjakut. Disavantazhi kryesor i konsumimit të patates qëndron tek fakti që kanë një sasi të lartë karbohidratesh që rrisin nivelin e sheqerit në gjak krejt papritur dhe më pas e ulin atë menjëherë. Pavarësisht karbohidrateve, fibra tek patatet ndihmon në përmirësimin e tretjes, etj.

Por, a e dinit qe ju mund te beni edhe gjera te tjera me patatet? Shikoni me poshte disa perdorime te pazakonta te patateve:

1. Per te pastruar argjendurinat

Zieni patatet si zakonisht dhe ndajini vec. Ne ujin e patateve te ziera futni argjendurinat dhe lerini aty per rreth nje ore. Me pas lajini. S’ka me argjendurina te njollosura!

2. Për të hequr ndryshkun

Duke përdorur një copë patate ose lëkurën e patates, ferkoni vendin e ndryshkur: acidi i lengut te patates do ta shkrije ndryshkun. Per me shume efektivitet mund te shtoni pak kripe ose sapun. Mund ta perdorni per te pastruar enet e kuzhines, lavaman etj.

3. Per t’i dhene shkelqim kepuceve

Nese kepucet tuaja duket sikur jane vjeteruar, provoni t’i ferkoni me nje cope patate te gjalle. Me pas lustrojini ato.

4. Për të trajtuar rrathët e zinj poshtë syve dhe njollat

Vendosni poshte syve nje cope patateje te gjalle dhe mbajeni 10 minuta. Enjtja dhe rrathet e zinj do te zhduken.

5. Për të hequr kripën në gjellë

Nenat tona thone se mund te vendosni në gjellë disa copa patate dhe do të thithin kripën e tepërt. Por kjo nuk funksionon kur gjella eshte shume e kripur.

6. Për të bërë kompresa të ngrohta ose të ftohta

Duke qenë se patatja ruan të ngrohtin ose të ftohtin, provoni te beni kompresa me te. Zieni nje patate, mbeshtilleni me nje cope te paster dhe vendoseni tek muskuli qe ju dhemb. Nese doni nje komprese te ftohte, futeni pataten e ziere ne frigorifer.

7. Për të qetësuar të djegurat

Përfshirë edhe te djegurat nga dielli. Patatet e gjalla kanë vlera anti-bakteriale. Pritini dhe vendosini ne vendin e lenduar.

E dini qe…

Patatet janë një alternativë ekologjike ndaj plastikës? Ato ofrojnë materialin e duhur për të prodhuar lugë, enë dhe pirunj njëpërdorimësh bio.

femra-moderne.com