Patellxhanet janë shumë ushqyes dhe i bëjnë mirë shëndetit tonë të përgjithshëm.
Patellxhanet jane te pasura me fibra, bakër, vitamin B, B6, B3, mangan, vitaminë K dhe C, kalium dhe folate. Pervec ketyre, permbajne edhe vitamine A, C, kalcium dhe beta-karoten. Shumë dietologë sugjerojnë që njerëzit të konsumojnë patellxhane në baza ditore.
Ja 8 arsye pse patellxhanet i bejne mire shendetit:
- Konsumi i patëllxhanëve në mënyrë të rregullt ndihmon parandalimin e mpiksjes së gjakut, kjo fale vitaminës K dhe bioflavonoideve, të cilet forcojnë kapilarët.
- Patellxhaet i bejne mire edhe zemres. Kur gatuhen si duhet mund të ulin kolesterolin e keq, por edhe ne uljen e presionit te gjakut. Prandaj eshte mire te mos i skuqni,por t’i piqni.
- Ndihmojnë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe ushqejnë trurin, pasi pembajne disa fito-ushqyes thelbesor. Por mos harroni, keto ushqyes jane te perqendruar tek lekura e patellxhaneve, prandaj mos i qeroni.
- Përdoren për kontrollin e diabetit, për shkak të fibrave të tretshme dhe sasisë të ulët me karbohidrate.
- Janë zgjidhja më e mirë për lehtësimin e stresit.
- Kanë vetëm 35 kalori për 100 grame, nuk përmbajnë yndyrë dhe permbajtja e larte e fibrave ju ben te ndiheni te ngopur.
- Fibrat ju mbrojne edhe aparatin tretes. Konsumi i rregullt i patellxhaneve mund t’ju mbroje nga kanceri i zorres se trashe.
- Hekuri, kalciumi dhe mineralet e tjera qe permbajne patellxhanet, zevendesojne ushqyesit per te cialt ka nevoje trupi. Mbushi, piqi, ne zhare, ne furre, ne avull – sido qe t’i gatuani vetem beni mire qe i konsumoni.
Disa ide se si t’i konsumojme
- Beni baba-ganoush duke bere pure 1 patëllxhan te pjekur, 1 hudhër, lëng limoni dhe vaj ulliri dhe fara susami te bluar. Mund ta përdorni si një salcë.
- Patellxhane te pjekura per te shtuar ne nje mbushje sanduiçi.
- Beni nje sallate me patëllxhane te prera ne forme kubike dhe te pjekura ne furre, me speca të pjekur në skarë, thjerrëza, qepë dhe hudhër. Rregullojeni me pak salce balsamike.
- Patellxhane te mbushur sipas stilit japonez. Perzieni djathe feta te therrmuar me fara pishe dhe speca të pjekur.
Po ju a i pelqeni patellxhanet dhe ne cfare menyre i gatuani?