8 arsye pse shtoni në peshë

Shtimi ne peshe është rezultat i shumë faktorëve dhe jo gjithmonë duhet t’ua vëmë fajin ushqimeve të thata.

Me poshte jane renditur disa nga arsyet kryesore se jeni shendoshur. Ju keni shtuar ne peshe sepse:

1. Nuk hani ushqime shtëpie

Ngrënia e vakteve në shtëpi krijon mundësi jo vetëm për t’u mësuar anëtarëve zakone të shëndetshme ngrënie, por krijon edhe një lidhje më të fortë mes tyre. Studimet tregojnë se ushqimet e gatuara në shtëpi na mbrojnë nga obeziteti dhe mbipesha.

2. Nuk flini gjume sa duhet

Është e vërtetuar shkencërisht se personat që nuk flenë normalisht, kanë më shumë gjasa të shtojnë në peshë.

Çַfarë është obeziteti? Cilat janë shkaqet e obezitetit dhe çfarë çregullimesh shkakton ai? Cila është rëndësia e ushtrimeve në trajtimin e obezitetit dhe si duhet të jetë dieta në trajtimin e obezitetit?

3. Punoni naten

Njerëzit duhet të flenë natën dhe të ushqehen ditën. Mirëpo, ka disa profesione që duhet të punojnë edhe natën. Dhe kjo është e dëmshme për shëndetin, pasi prishja e ciklit fiziologjik ndikon shumë. Këshillohet që këta persona të konsumojnë sa më pak ushqime gjatë natës. Keshtu mund të shmangin obezitetin.

4. Jeni te prekur nga stresi

Femrat që vuajnë nga stresi janë më të prirura për të shtuar në peshë se ato që nuk kanë probleme të tilla. Shumica e njerëzve reagojnë ndaj stresit, depresionit apo ankthit duke ngrënë. Sidomos ushqime me yndyrna dhe sheqerna.

5. Jetoni ne mjedis te ndotur

Ndoshta ju duket absurde, por ekspozimi në një mjedis të ndotur rrit rrezikun per te shtuar peshe.

Si trajtohet obeziteti ne menyre te suksesshme? Për të qenë të suksesshëm në trajtimin e obezitetit duhet ndërtuar regjim i përshtatshëm i jetës duke ndryshuar disa zakone të dëmshme si ngrënia para tv, tendenca për të arritur ndjenjën e ngopjes, kufizimi i vakteve të ushqyerjes, etj.

6. Keni lindur ne nje periudhe “te rrezikshme”

Sipas të dhënave, ata persona që kanë lindur pas vitit 1942 janë më të rrezikuar për t’u prekur nga obeziteti dhe mbipesha.

7. Ju qendroni shumë para televizorit

Qëndrimi për më shumë se 2 orë para televizorit rrit me 22 për qind rrezikun ndaj obezitetit. Jo vetem kaq. Edhe nëse flini me televizor ndezur jeni të rrezikuar.

8. Degjoni muzike klasike ndersa hani

Një studim ka treguar se njerëzit konsumojnë më shumë ushqim apo kafe nëse në sfond ka një muzikë klasike.

femra-moderne.com