8 Dhjetori njihet ndryshe si dita kombëtare e rinisë. Sot, kjo ditë shenon edhe 26 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.
Në këtë datë, në vitin 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, qe solli rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë.
Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetë-izolimit dhe të sundimit ideologjik. Ne kete menyre u hapën edhe rrugët e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”
Studentët protestues të dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë. Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik, si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
8 Dhjetori është shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990. Ndaj në kuadër të kësaj dite, cdo vit organizohen aktivitete të shumta.
Kete vit, për herë të parë do të inaugurohet Zyra për Bashkëpunim Rinor për Ballkanin Perëndimor, e cila qëndrën e saj do ta ketë në Tiranë. Shqiperia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje- Herzegovina, Kosova dhe Serbia, do të ngrejne sot Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor. Kjo zyrë intitucionalizon të gjitha cështjet rinore të Ballkanit Perëndimor, me qëllim promovimin e vlerave demokratike dhe qytetarisë.