8 këshilla për një gjumë sa më të rehatshëm

Shpeshherë ju shpenzoni gjithë ditën duke menduar për të fjetur dhe kur vjen momenti nuk ju zë gjumi. Streset e jetës së përditshme e bëjnë këtë një problem të përbashkët edhe për qindra të tjerë. Nëse dhe ju ndonjëherë jeni gjendur në këtë situatë, përdorni disa nga idetë e dhëna më poshtë.

1.Hani ushqim që përmbajnë magnez

Hulumtimet tregojnë se magnezi luan një rol të rëndësishëm në aftësinë për të fjetur gjithë natën. Mundohuni ti konsumoni rreth gjysmë ore para se të flini.

2.Përpiquni të flini gjysë ore pasdite

Po, kjo do ju ndihmoje që të keni një gjumë të shëndetshëm në darkë.

3.Përdoreni dhomën tuaj vetëm për gjumë dhe relaksim

Jo për punë, shifra etj. Dhoma e gjumit eshte vetëm per gjume dhe dashuri.

4.Mbajeni dhomën e gjumit pak të ftohtë

Mes 15 dhe 23 gradë celsius është ideale.

5.Përpara se të flini bëni një dush të ngrohtë

Kjo mundëson mendjen të qetësohet, ndërkohë që ngritja dhe ulja e temperaturës së trupit prodhojnë gjumë.

6. Vendosni një orar zgjimi të përditshëm

Siç është e këshillueshme të shkoni për të fjetur në orar të caktuar, njëlloj vlen edhe për t’u zgjuar. Ketu duhet përfshirë edhe fundjava.

7.Mos u ktheni sa majtas-djathas

Nuk ju zë dot gjumi? Nëse jeni duke qëndruar në shtrat për afërsisht 20 minuta, dilni jashtë dhe mundohuni të kryeni aktivitet relaksues si, p.sh. lexoni ose dëgjoni muzikë të lehtë.

8.Vendosni një hudhër poshtë jastekut

Aroma e hudhrës përmban një efekt qetësues dhe ju ndihmon për një gjumë të rehatshëm.

femra-moderne.com