Mesoni se cilat jane 9 lengje te rendesishme per trupin e njeriut, pervec Ujit, qe eshte me i rendesishmi
Lëngu i mollës
Molla është sinonim i vitalitetit dhe shëndetit. Ky lëng për kurim mund të përdoret për sëmundjet e fshikëzës, sëmundjet e veshkave si dhe mëlçisë. Vitamina C dhe betakaroteni që ky lëng përmban, kanë shumë ndikim pozitiv në shëndetin tonë.
Lëngu i shegës
Lëngu i shegës përmban kalcium, fosfor, magnez, hekur dhe natrium. Ky lëng shërben për sistemin kardiovaskular, është një antioksidant i fuqishëm, shuan etjen, nxit oreksin, përmirëson tretjen e ushqimeve, përdoret me sukses dhe në sëmundjet e zorrëve dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorrë.
- Kjo lloj pije nuk rekomandohet për personat që vuajnë nga ulcera apo aciditeti.
Vera e kuqe
Vera e kuqe parandalon zhvillimin e sëmundjeve të kancerit. Shumë specialistë rekomandojnë marrjen e 30 gr verë të kuqe për të shoqëruar ushqimin e përditshëm. Vera e kuqe, në veçanti Kaberneti dhe Merloti, kanë veti antimikrobike që mbrojnë nga intoksikimet ushqimore, të shkaktuara nga agjentë patogjenë që ndodhen te ushqimet, që shpesh janë shkaktarë të helmimeve.
Lëng boronicash te kuqe
Ky lëng ndihmon në uljen e temperaturave të larta trupore dhe ruan atë normale. Ky lloj lëngu gjithashtu lehtëson trupin nga toksina, parandalon cistet (infeksionet urinare), është efektet dobiprurës, i atribuohen pranisë së proantocianidineve (PAC), një element specifik për boronicën, e cila pengon bakteret patogjene të dëmtojnë mukozën e rrugëve urinare, duke evituar në këtë mënyrë zhvillimin e infeksionit.
Lëngu i qitros
Kjo pije përmban shumë grupe të vitaminës B, të cilat janë më se të mira për flokët dhe thonjtë, po ashtu përbëhet dhe nga acidi askorbik i cili lufton mikrobet. Për më tepër lëngu i qitros lejon forcimin e memories, lufton kancerin e gjirit dhe ndihmon në elasticitetin e lëkurës.
Çaji
Lloj i tij nuk ka rëndësi, por në këtë klasifikim nuk bëhet fjalë për çajin e shisheve që blihet në markete. Çaji i zier lufton sëmundjet e zemrës, si dhe një sërë infeksionesh të ndryshme. Një rol të rëndësishëm që luajnë çajrat është dhe për lehtësimin e diabetit. Kjo sëmundje karakterizohet nga çrregullimi në këmbim të karbohidrateve, si pasojë e pamjaftueshmërisë së prodhimit të insulinës.
Lëngu i manaferrave
Manaferrat njihen për aftësinë e tyre për të zmadhuar shikimin dhe për të luftuar diarrenë. Kjo lloj manaferre lufton njëkohësisht edhe diabetin, qelbëzimin e bajameve, si dhe ruan rininë e gjithë trupit.
Lëngu i portokallit
Ky lëng rrit rezistencën e trupit kundrejt gripit, heq lodhjen, si dhe aktivizon funksionet e trurit dhe forcon venat e gjakut. Lëngu i portokallit ka veti diuretike dhe antiseptike (që ndalon kalbëzimin ose pengon zhvillimin e mikroorganizmave), përdoret në luftimin e sëmundjeve të veshkave edhe në rastet kur janë formuar gurë në to, në sëmundjet e mëlçisë dhe në ato të zemrës dhe të enëve të gjakut.
Lëngu i qershisë
Ky lëng përmban vitaminën A, një vitaminë kjo shumë e nevojshme për dhëmbët edhe sytë, hekurin si dhe vitaminën C, e cila lufton infeksionet. Ky lloj lëngu gjithashtu lufton edhe rrezikun nga sëmundjet e kancerit. Gjithashtu, lengu i qershive ndihmon ne uljen e presionit te gjakut, duke parandaluar semundjet e zemres.