Pulë me oriz

Pulë me oriz

Koha e pergatitjes: 10 min

Koha e gatimit: 22 min

Kjo pjatë me pule dhe oriz eshte aq e shpejtë, e thjeshtë dhe e rehatshme per t’u gatuar, që i kënaq shijet e të gjithë pjesëtarëve të familjes. Nëse përdorni oriz të gatuar më parë dhe zarzavate të ngrira, e shkurtoni edhe më shumë kohën. 😉

Përbërësit per 4 persona

  • 650 gr mish pule
  • 250 gr oriz të gatuar më parë
  • 4 feta proshutë e prerë në copa të vogla
  • 1/2 filxhan qepë e grirë
  • 1/2 filxhan bizele te ngrira (të shkrira)
  • 3/4 luge caji kripë
  • 1/4 lugë caji piper
  • Për dekor: majdanoz i freskët i grirë (sipas dëshirës)

Përgatitja

  1. Pritni mishin e pulës në copa. Zieni copat e pulës për 5 minuta në ujë të valuar. Kullojini.
  2. Kaurdisni proshutën në një tigan të madh në zjarr mesatar për 8 minuta. Hiqeni pjesën më të madhe të proshutës së skuqur, por leni në tigan 1 lugë.
  3. Shtoni qepën në tigan dhe kaurdisini bashkë me proshutën për tre minuta, ose derisa qepa të zbutet. Shtoni copat e pulës dhe gatuajini së bashku për rreth 8 minuta, ose derisa pula të jetë gatuar.
  4.  Shtoni orizin, proshutën, bizelet e shkrira, kripën dhe piperin. Gatuajini së bashku për 3-5 minuta. Nëse dëshironi mund t’i hidhni pak majdanoz të freskët përsipër.
  5. Shoqerojeni me nje Coca-Cola te ftohte akull! 😁

femra-moderne.com