Pule me kerpudha dhe pana

Mund te zgjidhni te beni nje pule te plote te prere ne copa, por nese deshironi kete recete mund ta pergatisni edhe vetem me kofshat e  pules apo gjokse pule. Me e mira do ishte te perdorni kerpudha te fresketa, por nese nuk keni, bejne pune edhe ato ne kavanoz.

Receta per pule me kerpudha dhe pana:

Perberesit per 4 persona:

  • 4 copa pule
  • 2 tufa qepe te njoma te prera ne feta te holla
  • 2 thelpij hudhre
  • 500 gr kerpudha te fresketa
  • 1 kuti krem qumeshti
  • 1 luge supe miell
  • kripe, piper
  • arre moskat
  • koper
  • pak vere te bardhe

Menyra e pergatitjes:

  • Skuqni pak copat e pules ne pak vaj ulliri. Me pas shtoni kerpudhat e prera ne feta dhe qepet.
  • Shuajeni me pak vere te bardhe dhe kur kjo e fundit avulloje shtova uje, kripe, piper dhe arre moskat.
  • Pasi te zbutet mishi, hidhni miellin te tretur ne pak uje. Ne fund shtoni kremin e qumeshtit.
  • Ne fund shtoni siper kopren e grire imet.

femra-moderne.com