Përgatitja: 45 minuta
Gatimi: 1 orë e 30 minuta
Përbërësit për 6 persona:
- 1 shpatull qengji 1,2 kg;
- 2 patëllxhanë;
- 2 qepë;
- 2 thelpinj hudhre;
- 2 vezë;
- 8 lugë gjelle vaj ulliri;
- 1 lugë kafeje trumzë;
- kripë;
- piper
Për salcën:
- 6 domate të pjekura mirë;
- 6 lugë gjelle vaj ulliri;
- gjysme luge majdanoz i gire;
- kripë;
- piper.
Menyra e gatimit:
- Parangroheni furrën në 200° C.
- Lyeni me vaj shpatullën e qengjit. Kriposeni, piperoseni dhe spërkateni me trumzë. Vendoseni në një tavë pjekjeje, futeni në furrë dhe piqeni për 1 orë.
- Ndërkohë, pastroni dhe shpëlani patëllxhanët. Pritini në feta për së gjati. Skuqini në 6 lugë gjelle vaj ulliri, 5 minuta për anë. Kriposini, piperosini dhe thajini me letër thithëse.
- Qëroni dhe grini qepët. Kaurdisini 2-3 minuta në pjesën e mbetur të vajit.
- Priteni shpatullën e qengjit në copa, sa është e vakët. Shtoni qepët, hudhrën e shtypur dhe vezët e rrahura.
- Çojeni furrën në 180° C. Mbështilleni fundin e 6 formave me fetat e patëllxhanëve. Mbusheni me përgatitjen e mësipërme, duke e alternuar me fetat e patëllxhanëve. Piqini për 25 minuta.
- Përgatisni salcën. Bëni nga një çarje në formë kryq në secilën domate. Kalojini në ujë të valuar, për t’i qëruar më lehtë. Hiquni lëngun dhe farat. Hidhini në një tas me vajin e ullirit, gjethet e majdanozit. Kriposini, piperosini. Lërini të vaken për 20 minuta në banjëmari.
- Nxirrni nga format musakatë dhe rrethojini me salcë.
- Shërbejini menjëherë, shoqëruar me një sallatë të vogël jeshilleqesh.
Varianti
Për një shije orientale, fërkojeni shpatullën e qengjit me 2 lugë kafeje kumin pluhur dhe parfumoseni me koriander të grirë.