Ushqimet që na bëjnë mirë kur jemi sëmurë

Janë të shumta ushqimet që ndihmojnë në zbutjen e problemeve të vogla. Ndonjë shembull? Kopra ndihmon në tretje, kivi është qetësues, lëngu i limonit është i mirë kur keni dhembje fyti.

Patatet

Në furrë, të ziera, në skarë… E rëndësishme është që të kenë lëkurën. Atje fshihet një substancë që ka veti të ulë gliceminë.

Rrushi

Në lëkurën e rrushit dhe, si pasojë, te vera ndodhet një substancë efikase kundër disa sëmundjeve të frymëmarrjes, duke filluar nga bronkiti.

Tërshëra dhe kafeja

Të dyja janë të dobishme në parandalimin e disa formave të tumorit. Disa shkencëtarë, te kokrrat e kafesë së pjekur kanë gjetur metilpiridinën, një përbërje aktive që mbron zorrën e trashë nga tumori. Ndërsa fitoestrogjenet, që gjenden në tërshërë, ulin rrezikun e tumorit në gjoks.

femra-moderne.com