Divorci u be shkak qe kjo grua t’i vere flaken fustanit te nuserise. Per te festuar fundin e marteses se saj, ajo ka bere edhe nje set fotografik, duke i shperndare fotot ne te gjithe boten.
Katlynn McKee u martua me nje fustan madheshtor i cili kushtoi $1,500 pese vjet me pare. Fustani mund te kete qene i bukur, por me sa duket martesa jo dhe aq. Pas kater vitesh si burre e grua, Katlynn McKee dhe ish bashkeshorti i saj vendosen te ndaheshin.
“Lidhja jone nuk ishte nje marredhenie e mire, prandaj ishte nje lehtesim qe me ne fund isha e lire,” thote 25 vjecarja. “Kemi qene te lidhur bashke qe kur isha 16 vjec dhe te martuar per kater vjet. Me pas u ndame.” Çifti ka nje vajze 6 vjecare, e cila quhet Faith.
Ne fillim Katlynn beri disa kerkime per te gjetur frymezimin e duhur, me pas vendosi qe ta digjte fustanin nderkohe qe rrekellente nje shishe vere.
Ajo shtoi: “Ky akt ishte rebelimi im kundrejt marteses, menyra ime per te thene se jam e lire. Shkuam ne nje zone me balte dhe uje, mora dhe nje shishe vere me vete. U futa ne uje dhe pasi fusani u be shume pis fillova ta shqyej nderkohe qe e hiqja. I vura flaken dhe e shikoja nderkohe qe po pija shishen e veres.”
McKee, e cila punon si parukiere tha se u ndje “e plotfuqishme”dhe se ky akt e beri te kishte perseri besim ne vetvete, shkruan femalista.com