Ftonj të Pjekur në Furrë

Shume e lehtë për t’u përgatitur, me pak përbërës dhe brenda një kohe të shkurtër, ftonjtë e pjekur përbëjnë ëmbëlsirën ideale të vjeshtës e dimrit.

Shija e përqëndruar e ftonjve, kombinuar me mjaltin e arrat është fantastike por nga ana tjetër po aq fantastike janë edhe vlerat shëndetësore të tij.

  • Ai është shumë i shijshëm dhe shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut.
  • Ftoi është një burim i pasur me vitaminë C, kalium, bakër, hekur dhe fibër.
  • Ftoi përmban elementë organikë dhe ushqimorë që ia shumëfishojnë vlerat shëndetësore atij.
  • Shqiptarët e shfrytëzojnë ftoin dhe të mirat e tij gjërësisht. Ftoin e përdorin për reçel, ëmbëlsira, puding, gliko, por edhe në gatime të ngjashme me dardhën.
  • Vlerat e vërteta të ftoit gjenden jo vetëm të lëkura, por edhe tek tuli i brendshëm që është i mbushur me ushqyes të rëndësishëm, vitamina, minerale, antioksidantë dhe fibër.
  • Me ndihmën e pak sheqer ose edhe të mjaltit, fruti merr një shije fantastike.

Ftonj të pjekur në furrë

Përbërësit

  • Ftonj
  • Mjaltë
  • Arra
  • Pak sheqer
  • Kanellë ose Karafila (Sipas dëshirës)

Përgatitja

  • Pastrojini mirë ftonjtë duke u hequr fillimisht pushin në sipërfaqen e lëkurës përmes një pecete të pastër.
  • Më pas, përmes një thike ndajini ftonjtë dy ose katër pjesë (sipas preferencës).
  • Pastrojini nga farat në secilën prej pjesëve.
  • Më pas, secilin prej copave të ftonjve i lyejmë me pak sheqer nga të dyja anët dhe vendosini me radhë në një tavë ku kemi shtruar më parë letër pjekjeje.
  • I pjekim në furrë me temperaturë 200 gradë përreth 40 minuta.
  • Ndërkohë, në një tas të vogël hedhim disa lugë me mjaltë dhe arra të shtypura.
  • Pasi ftontjë të jenë karamelizuar i heqim nga furra dhe u hedhim sipër  mjaltin me arra.
  • Sipas dëshirës mund t’i spërkasim me pak pluhur kanellë ose disa karafila. Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ngrohtë por edhe ftohtë.

Receta: AgroWeb.org

Foto: lavenderandlovage.com

femra-moderne.com