Irma Kurti eshte nje poete, shkrimtare dhe autore e teksteve te ndryshme kengesh te suksesshme, por edhe e shume librave ne gjuhen italiane dhe angleze.
Ka fituar 30 çmime dhe vlerësime të ndryshme në konkurse ndërkombëtare letrare në Itali, në Zvicër e më gjerë. Në vitin 2013 fitoi çmimin ndërkombëtar “Universum Donna” për letërsinë dhe emërtimin “Ambasadore e Paqes” nga Universum Academy dhe Universiteti i Paqes në Lugano, Zvicër. U shpall “Poetja Shqiptare e vitit 2015” nga Qendra P.E.N e Shqipërisë.
Kete radhe ajo eshte vleresuar me Cmimin e Pare ne Poezi në Konkursin: “Ditët e Letërsisë Shqipe në SHBA” (Michigan).
“Falenderoj z. Pjeter Jaku, nismëtarin e kësaj iniciative, miken e dashur virtuale, poeten Raimonda Moisiu e cila më solli lajmin e gezuar që në çastet e para të shpalljes publike si dhe jurinë që besoi tek pena ime. – shkruan Kurti. – Si gjithnjë falenderimi më i madh është për ju, dashamirësit e mi që më ndiqni dhe më inkurajoni në çdo hap.” – thote me tej shkrimtarja e njohur.
Irma Kurti lindi në 20 mars 1966 në Tiranë. Përfundoi studimet në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë, dega anglisht në 1988. Prej vitesh jeton ne Bergamo, Itali.