Kontrolli gjinekologjik (te pakten nje here ne vit) eshte i rendesishem per te ruajtuar nje shendet te mire riprodhues dhe seksual.
Femrat duhet te vizitojne nje mjek gjinekolog per nje kontroll te shendetit te saj riprodhues te pakten nje here ne vit. Zakonisht, femrat duhet te fillojne vizitat me mjekun gjinekolog ne moshen 21 vjecare, por mund te filloje me heret nese jane aktive seksualisht.
Pas vizites se pare, nje femer e moshes 21-29 vjec keshillohet te beje nje vizite te mjeku gjinekolog nje here ne vit per te bere nje Pap test. Po ashtu edhe femrat e moshes 30-64 vjec duhet te bejne vizita gjinekologjike te pervitshme dhe Pap Test cdo dy vjet (ose sipas sugjerimit te mjekut).
Pse duhet te shkoni tek gjinekologu?
Disa arsye te tjera per te bere vizite me gjinekologun jane, crregullimet e periodave, semundjet sekualisht te transmetueshme (SST) dhe infeksionet vaginale. Femrat qe jane seksualisht aktive mund te konsultohen me mjekun gjinekolog per te mesuar me shume rreth metodave kontraceptive. Por ekziston edhe nje semundje me e rende qe merr perdite jete femrash, ai eshte kanceri. Me ane te kontrolleve te pervitshme ju mund te zbuloni me heret dhe te parandaloni kancerin e qafes se mitres, vezoreve etj.
Edhe pse shume prej nesh ndihen te sikletosura nga vizitat gjinekologjike, duhet te dini se vizitat e kesaj natyre jane te domosdoshme per te patur nje shendet te mire riprodhues dhe seksual. Pervec kesaj, mundohuni te mos shqetesoheni. Keto lloj vizitash jane te perditshme dhe procedura rutine per cdo gjinekolog.
Si te pergatiteni per nje vizite me gjinekologun
- Lini takimin tuaj me mjekun ne periudhen midis menstruacioneve. Keshtu eshte me e lehte te beni viziten dhe analizat laboratorike.
- Mos kryeni marredhenie dhe mos beni dush vaginal te pakten 24 ore para vizites. Aktiviteti seksual mund te irritoje indin vaginal dhe te ndikoje per nje pergjigje te pasakte te Pap-Testit.
- Beni mire te pergatisni nje liste me pyetje dhe shqetesime qe t’ia drejtoni gjinekologut. Ka shume shanse qe te harroni disa prej shqetesimve tuaja kur te jeni aty.
Paketa gjinekologjike e Spitalit Amavita
Ky eshte vertete nje rast per te mos u humbur. Vizita me mjekun gjinekolog, Pap-Testi, ekoja gjinekologjike dhe analiza e sekrecioneve vaginale, me nje cmim te pergjysmuar. Telefononi ne nurin 04 2375406 ose 0693360681 per te rezervuar takimin tuaj.