Hurma të Pjekura në Furrë, me mjaltë dhe kanellë, një ëmbëlsirë e lehtë, jashtëzakonisht e shijshme.
Hurmat janë frutat më të dashura të vjeshtës dhe dimrit. Por krahas shijes së tyre fantastike, hurmat mbartin vlera të jashtëzakonshme shëndetësore.
Hurmat janë të pasura me vitamina, minerale si dhe antioksidantë. Ato përmbajnë ujë me shumicë (rreth 80%), por edhe fibra, vitamina (A, C) dhe kripëra minerale, si potas, kalcium, kalium, magnez, fosfor, selen dhe sodium.
Falë përmbajtjes së këtyre substancave, hurmat u japin energji organizmit, mbrojnë sistemin imunitar, kanë aftësi të përmirësojnë tretjen dhe të luftojnë lodhjen. Hurmat janë të jashtëzakonshme edhe kundër stresit, kundër anemisë apo mungesës së oreksit.
Hurma të Pjekura në Furrë
Përbërësit për 4 persona
- 4 kokrra hurma
- 2 lugë kafeje mjaltë
- Kanellë
- Një filxhan çaji me ujë të ngrohtë
Përgatitja
- Ngrohni si fillim furrën në 250 gradë.
- Pastrojini mirë hurmat me ujë të bollshëm e më pas thajini me një pecetë kuzhine.
- Përmes një thike prijini hurmat në feta dhe pastrojini nga farat, nëse kanë.
- Secila nga fetat e hurmës duhet të ketë trashësi 0.5 centimetra.
- Fetat e hurmave vendosini me rradhë në tavë, të cilën më parë e keni shtruar me një letër pjekjeje.
- Në një tas të vogël hidhni dy lugët e mjaltit dhe kanellën.
- Përzjejini të dyja bashkë, e më pas hidhni ujin e ngrohtë.
- Përzjeni masën derisa të njëtrajtësohet dhe hidhjani sipër hurmave në tavë. Kujdesuni të ruani pak nga shurupi për t’ua hedhur hurmave në fund.
- Mbulojeni tavën me hurma me një letër pjekjeje dhe piqini derisa hurmat të zbuten përreth 40 minuta.
- 10 minutat e fundit para se t’i hiqni nga furra, hiqeni letrën e pjekjes, hidhuni shurupin e lënë mënjanë dhe lërini të piqen edhe për pak derisa hurmat të marrin ngjyrën e pjekjes.
Kjo ëmbëlsirë shërbehet e ngrohtë por edhe ftohtë.
Receta: AgroWeb.org
Fotot: naturalgirlmodernworld.com