Galaktika Rruga e Qumështit dhe galaktika satelit, Reja e Madhe e Magelanit, po përgatiten për një banket kozmik ku do të gëlltisin një galaktikë të tretë, Renë e Vogël të Magelanit (gjithashtu galaktikë satelit e Rrugës së Qumështit). Kjo sipas sinjaleve të kapura nga radioteleskopi i madhë australian ASKAP (Square Kilometre Array Pathfinder) i Këshillit Kombëtar të Kërkimeve Australiane (CSIRO) dhe të analizuara nga grupi i studiuesve të Universitetit Kombëtar të Australisë (ANU) të drejtuar nga astrofizikantja, Naomi McClure Griffiths.
“Galaktikat e mëdha si e jona kanë nevojë të ushqehen vazhdimisht me galaktika më të vogla për të marrë karrburant dhe të prodhojnë yje të reja. Në të kundërt do të ezaurojnë rezervat e tyre të energjisë dhe do të vdesin. Ky është cikli i jetës në univers. Rruga e Qumështit ka nevojë të hajë galaktika për të vazhduar të prodhojë yje”, shkruan studiuesja në faqen e universitetit.
McClure Griffiths dhe ekipi i saj i Shkollës së Astronomisë dhe Astrofizikës të universitetit kanë përqëndruar kërkimet mbi Renë e Vogël të Magelanit, një galaktikë xhuxhe me formë të çrregullt shumë pranë me Rrugën e Qumështit dhe që përmban disa qindra miliona yje.
Rreth 200 000 vite dritë larg galaktikës tonë, është një prej objekteve qiellorë më të largët që mund të shikohen me sy të lirë.
Megjithatë një ditë nuk do të jetë më, shpjegon McClure Griffiths.
Reja e Vogël e Magelanit është e destinuar të gëlltitet nga dy galaktika shumë më të mëdha dhe për disa miliardë vite do të jetë bërë krejtësisht pjesë e tyre.
Burimi: ATA
femra-moderne.com