Ju kujtohet Paris – vajza e vogël, e ëmbël e Michael Jackson, e cila ishte aq e lidhur me të atin? Tani ajo është rritur dhe s’do ta besoni se sa e mirë është bërë.
Paris-Michael Katherine Jackson, apo thjesht Paris sic e njohin të gjithë, është fëmija i dytë dhe vajzë e vetme e Michael Jackson, nga martesa e tij me infermieren e dermatologjise Debbie Rowe. Pas divorcit të prindërve të saj, ajo jetoi me babain deri në ditën e vdekjes së tij në 2009, kur ajo ishte vetëm 11 vjeç. Në 2013 ajo u dërgua në spital pasi u dyshua se ishte përpjekur të vetëvritej. Ditet e fundit ajo ka pranuar se ka nisur të marrë pjesë në takimet e të alkolizuarëve anonimë.
Para pak ditësh Paris mbajti një qëndrim të fortë kundrejt gjithë inatçinjve të saj, me anë të një komenti në profilin e saj në Instagram, që tashmë është fshirë nga ty, por po qarkullon neper internet.
17 vjacarja shprehte mendimet për pritshmëritë jorealiste të fansave, të cilët i kerkojne që ajo të ndjekë hapat e babait. Në fund të fundit ajo është thjeshtë vajza e Michael, Mbretit te Popit, dhe ajo nuk dëshiron të jetë më shumë se kaq. Publiku, fansat dhe mediat duan më shumë prej saj, por ajo është thjesht fëmija e një personazhi të famshëm. Mes problemve te familjes dhe moshës, pasi ajo është akoma duke u rritur dhe po përpiqet të gjejë rrugën e saj, duket se ka filluar pijen, gjë që sigurisht nuk e ka ndihmuar aspak. Për herë të parë pranoi që merr pjesë në mbledhjet e Alkolistëve Anonimë, gjë që tregon se ka hedhur hapat drejt përmirësimit.
Ja cfarë ka shkruar ajo për gjithë ata që e sulmojnë cdo herë në postimet e saj: “Kjo është qesharake. Prisni që unë të rri gjithë ditën ulur për t’i kthyer përgjigje komenteve që njerëzit më lënë (positive dhe negative)? Kam takime, obligime familjare, personale. Është kaq egoiste që më sulmoni pas çdo postimi që unë bëj, pasi njerëz që unë as nuk njoh, nuk po marrin atë që duan prej meje. E vlerësoj dashurinë dhe suportin tuaj, por ato cfarë prisni prej meje janë qesharake. Ajo cfarë prisnit prej babait tim ishte qesharake. Ai s’ju detyrohej asgjë, megjithatë e keni bërë copë-copë ditë pas dite. Unë s’do ta lejoj këtë gjë të më ndodhi edhe mua” – e mbyll ajo.
Na bëhet qejfi kur shohim që pas tragjedive që i kanë ndodhur, që nga vdekja e babait deri tek problemet financiare dhe ato me alkolin, ajo po rritet e lumtur, e bukur dhe e fortë. Shpresojmë që t’i largohet një herë e mirë gjithë veseve të këqia ku e kanë shtyrë problemet. femra-moderne.com