Blue Ivy testohet për tipare gjeniu pas performancës ekselente në parashkollor.
Ajo ka genet e dy prej njerëzve më të talentuar në industrinë e muzikës dhe pa diskutim që do ishte një perlë. Blue Ivy, vajza e Beyonce dhe Jay-Z po nxjerr në pah disa tipare të dallueshme që e bëjnë atë një gjeni të vogël. Jo vetëm po habit prindërit e saj, por edhe të gjithë edukatoret dhe mësueset. Kjo diva e vogël po u bën prindërit e saj shumë krenarë.
Matematika është një nga anët e saj më të forta. Për moshën parashkollore, ajo po zgjidh problema themelore dhe po konsiderohet si një nga fëmijët e rrallë që ka një inteligjencë të tillë. Thonë që, muzika dhe matematika janë të lidhura me njëra-tjetrën. Njerëz që janë madhështorë në muzikë njihen edhe për aftësitë e tyre në matematike. Për genet e muzikës e dimë mirë që i ka nga të dy prindërit e saj, të cilët kanë marrë masa të veçanta për bijën e tyre: Jay-Z dhe Beyonce kanë punësuar një ekip ekspertësh për t’u kujdesur dhe për të plotësuar nevojat e saj në këtë drejtim.
Të dy prindërit e saj mendojnë se ajo është shumë herë më e zgjuar se të dy ato. Le t’i urojmë Blue Ivy-t gjithë sukseset e kësaj bote. Shpresojmë që vogëlushja të arrijë gjithçka që mundet me aftësitë e saj, pse jo edhe më tepër. femra-moderne.com