Xhelozia, çfarë epidemie!

Xhelozia mund të dallohet gati në çdo marrëdhënie njerëzore. Arsyeja? Kemi frikë.

Baballarë që ua marrin të dashurat djemve të tyre, krushq që luftojnë për të patur ekskluzivitetin e dashurisë së nipërve të tyre, burra që urrejnë kolegët e grave të tyre… Sot më shumë se kurrë jetojmë me ankthin se mos humbasim lidhjet tona të zemrës.

Kohët e fundit kemi dëgjuar shumë histori vrasjesh midis bashkëshortëve dhe arsyeja ka qenë një dhe e vetme: xhelozia. Siç i përmendëm edhe më lart, ekzistojnë shumë forma të xhelozisë. Një ndër to është edhe xhelozia e adoleshentëve. Mendohet, meqë ata janë shumë të lirë, nuk do të kishin probleme të tilla, por në fakt vuajnë nga tensione të forta. Nuk durojnë fundin e një historie dashurie.

Por le të kalojmë në një plan tjetër të xhelozisë, mes atij dhe asaj. Dyshimi, frika e tradhtisë. Kjo është vetëm një nga format e xhelozisë që lindin brenda shtëpisë. Çfarë po ndodh, mos vallë jemi bërë të gjithë posesivë? Kemi si synim monopolin e lidhjeve të zemrës? Sipas psikologëve ky është një moment historik që shikon rikthimin e xhelozisë.

Eshtë diskutuar gjatë në psikologji që xhelozia është diçka e gabuar, një instikt zanafillor posesiviteti dhe jo respekti. Mendohej që një njeri civil nuk mund të shprehte asnjëherë këtë lloj ndjenje. Sot nuk është kështu. Askujt s’i vjen turp ta pranojë që është xheloz. Por ndodh që xhelozitë kthehen në fiksime. Unë nuk të besoj, nuk kam besim tek ty. Do të të përgjoj, do të kontrolloj lëvizjet e tua, mesazhet që të vijnë në celular… Dyshimet dhe tradhtitë, mbeten shkaku kryesor i ndarjeve midis dy bashkëshortëve.

xhelozia2

GJITHË FAJI ËSHTË I GRAVE

Ky është mendimi i shumë njerëzve. Janë ato shkaku numër një i konflikteve në familje. Më parë gjithçka ishte e thjeshtë dhe e rregullt… Ajo rrinte në shtëpi, fëmijët rrinin me të, ai ishte në punë, mendonte për karrierën, për ndonjë aventurë, por pa pasoja… Ndërsa sot këto gra kaq të pavarura, në karrierë, që kanë hequr dorë nga përkujdesja për fëmijët e tyre, kultivojnë interesa dhe miqësi personale. Por në fakt duhet të rreshtim së menduari që gruaja në shtëpi është më mirë sesa gruaja që punon. Nëse qendra e jetës sonë është familja, atëherë nuk ekziston teoremë për të cilën gruaja duhet të jetë gjithmonë e pranishme dhe babai pothuajse gjithmonë i papranishëm. Adoleshentët i duan nënat që punojnë. Nëse një marrëdhënie është e fortë, nëse rolet janë të qarta, nuk ekziston kjo lloj xhelozie. Nëse ekziston, është një reagim psikologjik. E gjejmë edhe në marrëdhënien shoqërore: shoqja ime doli për drekë dhe nuk më tha, ka organizuar një darkë dhe nuk më ka ftuar. Të gjitha forma që lindin nga pasiguritë tona.

Dikur ata që tradhtonin ishin meshkujt

Nëse në të kaluarën tradhtonin më shumë meshkujt, gratë e kohëve të sotme janë më të lira ekonomikisht dhe psikologjikisht dhe janë më pak të gatshme për të pësuar tradhtitë.

Përse ndonjëherë një xhelozi “normale” kthehet në fiksim? Nga frika. Sot ka shumë gjëra që të shtien frikën: pasiguria për të ardhmen, tmerri i humbjes së statusit shoqëror, mosbesimi kolektiv. Frikë do të thotë pasiguri. Dhe cila është mënyra e vetme për të mundur pasigurinë? Të gjesh strehë në lidhjet sentimentale që kemi krijuar. Unë kam nevojë për ty, pa ty nuk ia dal dot mbanë. Sot, të martuar ose jo, ky është kuptimi i thellë i familjes. Një lidhje e fortë, terapeutike e frikave tona. Nëse unë kam nevojë për ty duhet të di që ti nuk do të më lësh vetëm, nuk do të ikësh. Nëse bëhem xheloz, nuk bëhem se kam frikë se më tradhton, por sepse ndiej se diçka po vë në rrezik lidhjen tonë. Xhelozia nuk është më një çështje nderi, apo krenarie të lënduar. Eshtë diçka më e thellë. Eshtë tmerri se mos humbasin pikat e referimit rreth të cilave kemi vendosur jetën tonë. Për shembull kjo shpjegon prirjen e vazhdueshme për të qenë xhelozë për koleget/ët e partnerit/es. Në punë krijohen marrëdhënie personale që ngjallin xhelozi të mëdha. Nuk është vetëm nga frika se mos për shembull ajo të tradhton me kolegun e saj, por është vetëdija që ai shok pune do të thotë diçka për të, është i rëndësishëm në jetën e saj.

xhelozia4

Ka edhe prindër xhelozë për sukseset e fëmijëve të tyre

Ekziston edhe një konflikt tjetër brenda shtëpisë: rivaliteti në familje. Në një shoqëri si kjo e jona, është një gjë fatale që prindër dhe fëmijë mund të garojnë në aspektin e bukurisë dhe dëshirës për të jetuar. Edhe pa dashur.

Babai i atëhershëm 50 vjeçar as që nuk krahasohej me të birin. Po ashtu edhe nëna. Sot një 50 vjeçar mund të ketë një djalë 25 vjeç dhe mund të jetë ende në gjendje të joshë. Mjekësia dhe shkenca kanë rritur moshën e joshjes. Kjo i ndryshon marrëdhëniet. Po, mund të ndodhë edhe kjo, që vajza ia prezanton të dashurin së ëmës dhe nëna ia merr. Por kjo do të thotë të kesh humbur sensin e roleve. Në lidhjet familjare rolet duhet të jenë të qarta.

TË GJITHË KUNDËRSHTARË PËR NJË BUZËQESHJE MË TEPËR Rivaliteti midis prindërve të gruas dhe të burrit është një nga format e reja të xhelozisë që sot helmojnë marrëdhëniet brenda shtëpisë.

TË GJITHË KUNDËRSHTARË PËR NJË BUZËQESHJE MË TEPËR
Rivaliteti midis prindërve të gruas dhe të burrit është një nga format e reja të xhelozisë që sot helmojnë marrëdhëniet brenda shtëpisë.

Xhelozitë midis prindërve dhe fëmijëve i gjejmë edhe në punë

Eshtë diçka absurde, por sot ka meshkuj dhe femra që nuk dinë të plaken. Shpesh nuk dimë se çfarë duam në të vërtetë, duhet të kuptojmë që, të krijosh një familje nuk është si të blesh një makinë. Eshtë gabim të mendosh që mjaftojnë dashuria dhe pasioni që gjithçka të shkojë fjollë. Pasioni nuk është i qëndrueshëm, nuk është kronik. Herët a vonë mbaron. Për të ndërtuar një familje të vërtetë duhet të bazohesh në parametra të tjera të rëndësishme. Si solidariteti, besimi, mirënjohja.

Po xhelozitë? Do të ekzistojnë gjithmonë, janë pjesë e jona. Por kur kthehen në fiksim dhe nuk kanë arsye pse të kthehen, mund të bëjmë vetëm një gjë, dhe menjëherë: të sforcohemi t’i japim siguri personit që po e humbet këtë siguri. femra-moderne.com