Helmimi i shpirtrave të fëmijëve tanë
Bota makabre e medias i shkatërron fantazinë
Një botë makabre! Bëhet fjalë pikërisht për botën e medias. Çdo ditë e më shumë ajo po shkatërron fantazinë e fëmijëve tanë. Ajo aftësia magjike që çdo fëmijë pasqyron në këtë botë të çuditshme po humbet çdo ditë e më shumë.
Nuk është më e nevojshme që fëmijët tanë të rriten, pasi ata tashmë janë rritur dhe kjo falë televizorit. Edhe filmat për fëmijë përmbajnë agresion, që normalisht ndikojnë për keq tek fëmijët. Jeta e agresionit vazhdon më tej: në kopsht, shkollë, gjimnaz. Kjo çon pikërisht në atë që quhet shkatërrim i botës së çdo fëmije.
E vetmja gjë që mund të bëhet është kufizimi i televizorit, sidomos tek të vegjëlit dhe lënia e lirë e fëmijëve në botën e tyre.
Një sociolog është shprehur se: “Fëmijët ëndërrojnë të nesërmen e tyre dhe kjo ëndërr, ndryshe nga ajo e të rriturve, është realitet. Kështu që këshilla e vetme që mund t’ju jap është që t’i lini fëmijët tuaj të ëndërrojnë!”