Mosha është thjesht një numër dhe këtë e ka vërtetuar edhe njëherë Abigail O’Neill, mamaja e tre fëmijëve e cila duket se nuk ka ndërmend të plaket.
Modelja 43 vjeçare nga Byron Bay, New South Wales, ka zbuluar për Daily Mail sekretet e bukurisë, fitness-it dhe shëndetit të saj.
O’Neil ja atribuon pamjen e saj hidratimit, mirëushqyerjes, konsumit të çokollatës të papërpunuar, hidroterapisë, pushimit, çlirimit të stresit, ushtrimeve, eliminimit të alkoolit dhe ushqimeve të përpunuara si dhe rrezeve të diellit.
“Kam jetuar në këtë mënyrë për një kohë të gjatë, tre dekada në fakt. Por mendoj se nuk është kurrë vonë. Trupi juaj do ju falenderojë gjithmonë nëse e trajtoni mirë,” shprehet ajo për gazetën britanike.