Ëndrrat gjatë ditës janë si flluska energjie që ngjiten gjithmonë e më sipër dhe shpërthejnë si dallgët e detit nga mendja jonë.
Nga disa eksperimente të bëra ka rezultuar se një njeri çdo disa minuta ka një dallgë të tillë, që vjen nga ana e errët e gjithësecilit ose më saktë vjen nga dëshira për të pasur diçka. Pikërisht kjo na bën të ëndërrojmë aq shumë. Megjithatë këto ëndrra zgjasin maksimumi 40 sekonda dhe minimumi 2-3 sekonda.
Po të bëni një llogaritje të shkurtër do t’ju dalë se afërsisht 16 orë jetoni në mënyrë të rregullt, pjesën tjetër e kaloni të influencuar nga ëndërrat.
Duke qenë se njerëzit gjatë ditës kalojnë strese nga më të ndryshmet, për t’u hutuar sado pak, futen në botën e tyre dhe fantazojnë për një jetë tjetër. Është pikërisht jeta ajo që i shtyn njerëzit të fantazojnë.
Po çfarë është fantazia?
Fantazia vjen nga greqishtja e vjetër dhe do të thotë “hamendje”. Ti hamendëson diçka, domethënë ke një ide. Këtë ide ti e vendos në mënyrë të rregullt ndërmjet dy limiteve kohore: të shkuarës dhe të ardhmes. Ti ke një ide për diçka tënden, por kjo nuk është e ardhmja, kjo është e shkuara.
Po nga çfarë përbëhet në të vërtetë kjo ide? Përbëhet nga ndjenjat dhe efektet që nuk gjetën vend në jetën tonë reale, si dhe nga dëshira të pandërgjegjshme dhe të papritura, që nuk gjetën vend në rezonancën tokësore. Nga keqardhja dhe gëzimi, nga përvoja, nga ndjenjat që nuk arritën të shpërthenin, nga përdhunimi i ndjenjave, që u fshinë. Pikërisht të gjitha këto vijnë nga një botë tjetër, nga një botë paralajmëruese. Janë pikërisht pengesat e komunikacionit ato që na ndajnë nga ajo botë mjaft e çuditshme. Megjithatë kjo botë e gjen prapë mundësinë për të komunikuar me ne, si për shembull, një person nga njëra anë e bregut që dëshiron të komunikojë me një person tjetër në anën tjetër të bregut dhe e arrin këtë gjë me anë të letrave të futura në shishe, të cilat shtyhen nga dallgët në anën tjetër të bregut.
Një nga shprehjet më të famshme të Freud-it thotë: “Njeriu i kënaqur nga jeta që bën, nuk fantazon. Fantazon vetëm ai që kërkon më shumë nga jeta”. Dëshira për të patur apo për të plotësuar diçka, janë ato që të shtyjnë drejt fantazisë dhe çdo fantazi është një arritje e qëllimit, një korrigjim i së vërtetës së padëshiruar, por fatkeqsisht vetëm në mendjen tonë.